Lajme flash

Trump: Kina dëshiron marrëveshje për tarifat, ne jemi në pritje të telefonatës nga Pekini!

8 Prill 2025, 16:56 / BOTA ALFA PRESS

Trump: Kina dëshiron marrëveshje për tarifat, ne jemi në

Presidenti amerikan Donald Trump është rikthyer me një postim të ri në platformën e tij, Truth Social, ku njofton zhvillimet tregtare me Kinën dhe Korenë e Jugut. Siç tha ai, Kina dëshiron të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin në lidhje me tarifat e mundshme të shpallura nga SHBA.

“Kina gjithashtu dëshiron të bëjë një marrëveshje, në mënyrë të dëshpëruar, por nuk di si ta fillojë. Ne presim thirrjen e tyre telefonike. Do të ndodhë!”, ka shkruar presidenti amerikan.

Në të njëjtën kohë, ai zbuloi se zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin në detyrë të Koresë së Jugut, me të cilin diskutuan një sërë çështjesh, nga suficiti tregtar i Seulit, tarifat dhe industria e ndërtimit të anijeve, deri te tregu i madh amerikan i LNG-së dhe pjesëmarrja e përbashkët e dy vendeve në ndërtimin e një tubacioni të gazit natyror në Alaskë.

Ai iu referua veçanërisht mbrojtjes ushtarake amerikane që i ofrohet Koresë së Jugut, për të cilën – siç nënvizoi ai – ka filluar sërish financimi përkatës.

Sipas Trump, një delegacion i negociatorëve kryesorë nga Seuli është rrugës për në Uashington dhe bisedimet për një marrëveshje të re po përparojnë me optimizëm.

“Gjërat po duken mirë,” tha ai.

 

Po ndodh...