Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës
2 Gusht 2025, 14:16 / BOTA
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer.
Urdhri i presidentit amerikan vjen pasi raporti i djeshëm i punësimit tregoi se rritja e vendeve të punës u ngadalësua më ndjeshëm sesa mendohej më parë në maj, qershor dhe korrik, një shenjë shqetësuese për ekonominë.
“Unë kam urdhëruar ekipin tim që të shkarkojë këtë të emëruar politike të Biden, Menjëherë. Ajo do të zëvendësohet nga dikush shumë më i aftë dhe i kualifikuar”, shkroi Trump në Truth Social.
Kujtojmë, McEntarfer u konfirmua si komisionere e Zyrës së Statistikave të Punës nga Senati me 86 vota pro dhe 8 kundër në janar 2024 për një mandat katërvjeçar.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Nga Patrik Sadikaj
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
