Trump shpreh dëshirën për t’u takuar me Kim Jong Un gjatë vizitës në Azi: Kam marrëdhënie shumë të mira me të

25 Tetor 2025, 12:30 / BOTA ALFA PRESS

Trump shpreh dëshirën për t’u takuar me Kim Jong Un

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi para mediave pak para se të nisej me avionin e tij për turneun në Azi se do të dëshironte të takohej me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, me rastin e vizitës së tij në Korenë e Jugut.

“Do ta dëshiroja me të vërtetë. Ai e di se si po ecim,” tha Trump përpara gazetarëve, kur u pyet nëse një samit i tillë do të ishte i mundshëm.

Ai shtoi se “kam marrëdhënie shumë të mira me të” dhe se “jam plotësisht i hapur, 100 për qind”, për mundësinë e zhvillimit të bisedimeve të tilla dypalëshe.

Dy udhëheqësit janë takuar për herë të fundit në vitin 2019.

Disa orë më herët, një zyrtar i administratës së tij, që foli në kushte anonimiteti, kishte deklaruar se një takim i tillë nuk është përfshirë në agjendën e turneut aziatik të presidentit republikan.

 

Po ndodh...