Skandali/ Varrezat në Tufinë kthehen në landfill mbetjesh, bashkia Tiranë asnjë masë!

25 Tetor 2025, 11:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Skandali/ Varrezat në Tufinë kthehen në landfill mbetjesh,

Një skandal i madh plehrash, ka mbuluar varrezat e Tufinës në Tiranë, ku parcelat e varreve janë kthyer tashmë në landfill dhe grumbullim mbetjesh
Siç e shikoni nga pamjet, masat e mëdha të mbetjeve janë grumbulluar shumë pranë varreve dhe shumë pranë rrugës kryesore në brendësisë të zonës.
Sipas denoncimeve të qytetarëve të zakonshëm, këto mbetje kanë shumë kohë të papastruara dhe asnjë nga institucionet e shtetit nuk kanë marrë masa.
Zona mbulohet tërësisht nga era e rëndë, ku çdo ditë lëvizin njerëz të cilëve u kanë ndodhur një fatkeqësi apo ata që shkojnë e kujtojnë të afërmit që prehen në këto varreza./Alfapress.al

Shikoni videot më poshtë:



 

Po ndodh...