Trump tha se është zemëruar me Putinin! Reagon Zelensky: Rusia meriton presion të shtuar për t’i dhënë fund luftës!

31 Mars 2025, 09:45 / BOTA ALFA PRESS

Trump tha se është zemëruar me Putinin! Reagon Zelensky: Rusia

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u shpreh dje “shumë i zemëruar” dhe “i mërzitur” nga homologu rus, Vladimir Putin, pasi ky i fundit vuri në dyshim besueshmërinë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Trump kritikoi presidentin rus për propozimin e tij për të krijuar një qeveri të përkohshme në Kiev. “Kjo nuk është rruga e duhur”, theksoi Trump.

Presidenti amerikan paralajmëroi se nëse nuk arrin një marrëveshje me Moskën për të ndalur gjakderdhjen në Ukrainë dhe nëse gjykon se Rusia është përgjegjëse – “edhe pse mund të mos jetë” – atëherë ai synon të vendosë tarifa dytësore për naftën ruse.

“Kjo do të thotë se nëse blini naftë nga Rusia, nuk do të jeni në gjendje të bëni biznes në Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Por çfarë ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky për komentet e fundit të Trump për Putin?

Gjatë fjalimit të tij të përditshëm me popullin ukrainas, Zelensky tha se Putinit “nuk i intereson diplomacia” dhe bëri thirrje për presion të mëtejshëm ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

“Prej disa javësh ka një propozim të SHBA-së për një armëpushim pa kushte. Dhe pothuajse çdo ditë, në përgjigje të këtij propozimi, ka dronë rusë, bomba, granatime artilerie dhe sulme balistike”, tha më tej presidenti ukrainas.

“Rusia meriton presion të shtuar – të gjitha masat e ashpra që mund të thyejnë kapacitetin e saj për të bërë luftë dhe për të mbështetur sistemin që nuk dëshiron asgjë tjetër përveç luftës,” shtoi Zelensky.

 

Po ndodh...