U shpall fajtor për 34 akuza, flet Trump: Gjyqi i padrejtë, i inskenuar nga Biden

31 Maj 2024, 18:39 / BOTA ALFA PRESS

U shpall fajtor për 34 akuza, flet Trump: Gjyqi i padrejtë, i
Ish-presidenti amerikan Donald Trump e ka konsideruar këtë të premte gjyqin, ku u shpall fajtor për fshehje të parave dhe falsifikim të dokumenteve si tepër të padrejtë.

“Sa i përket vetë procesit, ai ishte shumë i padrejtë. E patë se çfarë ndodhi me disa dëshmitarë që ishin në anën tonë, gjykatësi i kryqëzoi”, tha Trump në konferencën për shtyp.

Trump vazhdoi të kritikojë gjyqtarin Juan Mercan, duke thënë: “Ai duket si një engjëll, por ai në fakt është djalli. Asnjëherë një gjyqtar nuk ka qenë më i konfliktuar. Disa njerëz të këqij janë fajtorë për këtë”.

“Nëse ata mund ta bëjnë këtë për mua, ata mund t’ia bëjnë këtë kujtdo“, vazhdoi Trump.

Donald Trump u shpall fajtor nga Gjykata e Qarkut të Mahnatan për 34 pika të akuzës. Mercan caktoi 11 korrikun si datën kur do të jepet verdikti i Trump. Ndërsa përpara pret një rrugëtim i gjatë, teksa zgjedhjet në SHBA do të mbahen në nëntor 2024.

 

Po ndodh...

ide