Ukraina sulmon territorin rus, raportohet për 10 të vrarë

30 Dhjetor 2023, 16:07 / BOTA ALFA PRESS

Ukraina sulmon territorin rus, raportohet për 10 të vrarë

Ukraina i është kundërpërgjigjur bombardimeve ruse që shkaktuan dhjetra të vrarë dhe të plagosur, duke lëshuar një breshëri raketash në Rusi. Si pasojë e sulmeve në Belgorod, 10 persona humbën jetën, 2 prej të cilëve fëmijë, ndërsa 45 mbetën të plagosur.

Lajmi u bë i ditur nga guvernatori i rajonit të Belogorod, Vyacheslav Gladkov, i cili në një njoftim më herët tha se fëmijë ishin vrarë dhe disa të tjerë kishin mbetur të plagosur si pasojë e bombardimeve.

Rikujtojmë se ditën e djeshme, 30 persona u vranë dhe 160 persona u plagosën, në sulmin më të madh raketor të Rusisë ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës.

 

Po ndodh...