
Vatikani: Papa Françesku kalon rrezikun për jetën. Mjekët: Duhet të qëndrojë edhe disa ditë në spital

Besimtarët katolikë janë të lumtur pas lajmeve nga Vatikani se shëndeti i Papa Françeskut është përmirësuar. Ati i Shenjtë ka reaguar pozitivisht ndaj trajtimeve që ka marrë, por duhet të qëndrojë edhe disa ditë në spital
Vatikani ka njoftuar se Papa Françesku është përmirësuar, pas më shumë se tre javësh trajtim në spital për pneumoni dhe bronkit. Në daklaratë thuhet se Ati i Shenjtë kaloi një natë të qetë dhe u zgjua rreth orës 08:00.
Edhe pse Vatikani ka ruajtur një qëndrim të kujdesshëm për detajet e shëndetit të Papa Françeskut, lajmet për përmirësimin e tij kanë ofruar një lehtësim për besimtarët katolikë dhe të gjithë ata që e mbështesin.
Megjithatë, mjekët paralajmëruan se ai do të qëndronte ende në spital edhe për disa ditë të tjera për të marrë trajtim.
Ndërsa një ditë me herët të henën në mëngjes Vatikani sqaroi se Papa Françesku po reagon pozitivisht ndaj trajtimit në spital dhe se e ka kaluar rrezikun për jetën.
Në këtë periudhë sfiduese për Atin e Shenjtë, besimtarët janë angazhuar në lutje për shërimin e tij, duke shpresuar që Papa Françesku të mund të rikthehet shpejt në kryerjen e detyrave të tij të rëndësishme.
Papa Françesku u shtrua në spitalin Gemelli të Romës me një infeksion të rëndë respirator më shumë se tre javë më parë dhe që atëherë ka qenë në spital. Ai u trajtua fillimisht për bronkit para se të diagnostikohej me pneumoni të dyfishtë.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128