"Vëllanë e qëllova teksa flinte. Britmat e tij zgjuan prindërit", dëshmia e 17 vjeçarit që shkaktoi masakër në Milano
4 Shtator 2024, 11:41 / BOTA

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e tmerrshme të ndodhur në Milano pak ditë më parë, ku një 17-vjeçar vrau me thikë nënën, babanë dhe vëllanë e tij vetëm 12-vjeç.
Ai ka dëshmuar para hetuesve, se fillimisht ka vrarë të vëllanë, ndërkohë që ishte duke fjetur.
Kanë qenë të qarat e të miturit ato që kanë zgjuar prindërit.
“Babai po bërtiste duke më thënë të kërkoja ndihmë, ky ishte edhe momenti që e vrava”, u shpreh ai.
Kujtojmë se fillimisht 17-vjeçari deklaroi se ka qenë babai ai që kishte vrarë nënën dhe djalin e mitur, dhe se 17-vjeçari kishte vrarë të atin pasi pa skenën e tmerrshme.
Më pas ai deklaroi para hetuesve se arsyeja që e çoi në aktin makabër, ishte fakti që ndjehej i huaj.
Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
Nga Poli Hoxha
ide
"Parlament i popullit", përballë duetit Rama-Berisha!
Nga Indrit Gjyzeli
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Nga Mirela Karabina
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
