VIDEO/ Tragjedia në Koçan, dalin pamjet e momenteve të fundit të anëtarëve të grupit muzikor DNK

16 Mars 2025, 18:01 / BOTA ALFA PRESS

VIDEO/ Tragjedia në Koçan, dalin pamjet e momenteve të fundit

Mediat fqinje të Maqedonisë së Veriut kanë publikuar video nga momentet pak para tragjedisë së Koçanit, ku një zjarr vdekjeprurës që shpërtheu në një lokal nate në orët e para të mëngjesit i mori jetën 59 të rinjve ndërkohë që rreth 150 rezultojnë të lënduar.

Në mesin e viktimave janë edhe anëtarët e grupit muzikor DNK. Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski 4 anëtarët e grupit muzikor DNK si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov janë në mesin e personave që vdiqën bë tragjedinë e mbrëmshme në diskotekën PULS në Koçan.

Kjo është video e tyre e fundit, pak para tragjedisë.

Në këtë ngjarje tragjike jetën humbi edhe futbollisti i Klubit Shkupi. Bëhet fjalë për Andrej Llazarovin.

Nga klubi i Shkupit në rrjetin social Facebook shkruajnë se kjo është një humbje e madhe për klubin dhe shokët e ekipit, ndërsa shtojnë se shoku i tyre, ka humbur jetën duke luftuar për të shpëtuar njerëzit që në momentin e zjarrit tentonin të largoheshin.

Ministri i Brendshëm, Pance Toshkovski, deklaroi se zjarri filloi kur u aktivizuan fishekzjarret rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe flakët shpërthyen në të gjithë lokalin.