VIDEO/ Zjarr i madh në aeroportin e Bangladeshit, ndalohen të gjitha fluturimet

18 Tetor 2025, 19:44 / BOTA ALFA PRESS

VIDEO/ Zjarr i madh në aeroportin e Bangladeshit, ndalohen të gjitha

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar Hazrat Shahjalal në kryeqytetin e Bangladeshit, Dakë, duke shkaktuar kaos dhe ndërprerje të plotë të fluturimeve.

Zjarri shpërtheu në terminalin e ngarkesave dhe ka vazhduar për gati tre orë, ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë re të dendura tymi të zi që mbuluan një pjesë të madhe të qiellit.

Autoritetet aeroportuale kanë konfirmuar se të gjitha fluturimet janë pezulluar përkohësisht, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po punojnë ende për të vënë nën kontroll flakët.

Sipas mediave lokale, disa zjarrfikës janë plagosur gjatë ndërhyrjes, ndërsa ende nuk raportohet për viktima. Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta, ndërsa hetimet janë në vijim.

Po ndodh...

ide