VIDEO/ Zogjtë përplasen me avionin “Iberia” në ajër dhe ia thyejnë “hundën”. Shikoni pamjet

4 Gusht 2025, 13:13 / BOTA ALFA PRESS

VIDEO/ Zogjtë përplasen me avionin “Iberia” në

Një avion Airbus A321XLR i kompanisë ajrore Iberia u detyrua të realizojë një ulje emergjente ditën e diel, pas një përplasje me një tufë zogjsh vetëm pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i Madridit.

Avioni, që ishte nisur drejt aeroportit Orly në Paris, pësoi dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme si dhe në njërin prej motorëve, sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale. Avioni ishte nga më të rinjtë në flotën e Iberia-s.

Incidenti ndodhi në momentin e ngritjes, kur zogjtë u përplasën fillimisht me pjesën e përparme të avionit. Më pas tufa goditi edhe motorin e majtë.

Menjëherë pas incidentit, pilotët njoftuan kullën e kontrollit për një situatë emergjente. Avioni u kthye në ajër dhe bëri ulje emergjente në aeroportin e Madridit.

VIDEO

 

Po ndodh...

ide