Von der Leyen ngushëllon gruan e Navalny për humbjen e tij

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka shpërndarë një video në platformën 'X' ku shihet teksa ngushëllon dhe përqafon gruan e Alexei Navalny, Julia Navalnaya. Von der Leyen dhe Julia gjenden në Mynih në kuadër të Konferenës së Sigurisë.
"E dashur Yuliya, ju dhe familja juaj e keni mbështetur me guxim Alexei Navalny në kauzën e tij për kaq shumë vite. Sot, ne gjithashtu përulim kokën para gjithë familjes," shkruan Von der Leyen.
Kujtojmë se udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


