Zhvillimet rajonale/ Lavrov vizitë në Teheran pas bisedimeve me SHBA-në

25 Shkurt 2025, 17:15 / BOTA ALFA PRESS

Zhvillimet rajonale/ Lavrov vizitë në Teheran pas bisedimeve me

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka mbërritur në Teheran për bisedime me zyrtarët iranianë, njoftuan mediat shtetërore iraniane. Vizita vjen disa ditë pasi Moska filloi bisedimet paraprake me Uashingtonin, vetëm një muaj pasi Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas të njëjtave burime, gjatë vizitës së tij njëditore Lavrov pritet të diskutojë çështje dypalëshe dhe rajonale me homologun e tij iranian.

Vizita e ministrit të Jashtëm rus vjen në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve, pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan një valë të re sanksionesh që synojnë industrinë e naftës të Iranit burimin kryesor të të ardhurave të Republikës Islamike.

Në fillim të këtij muaji Trump rivendosi strategjinë e “presionit maksimal” kundër Iranit, duke synuar të shkatërrojë eksportet e naftës të vendit, pas politikës së ashpër që kishte zbatuar gjatë mandatit të tij të parë.

 

Po ndodh...

ide