Duhet të shlyenin borxhin prej 10 mijë paundësh, dy shqiptarët kapen në “shtëpi bari” në Angli

26 July 2026, 21:47 / AKTUALITET ALFA PRESS
Duhet të shlyenin borxhin prej 10 mijë paundësh, dy

Dy shtetas shqiptarë u shpallën fajtorë nga Gjykata e Bradford Crown Court pasi policia britanike zbuloi një banesë të përshtatur për kultivim kanabisi.

Sokrat Sinjari, 30 vjeç, dhe Sheme Selmani, 22 vjeç, kishin hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe punonin për të shlyer borxhe prej 10 mijë paundësh ndaj personave që u kishin mundësuar kalimin.

Ata u kapën më 17 maj, kur policia ndërhyri në banesën ku ishte ngritur një laborator i plotë me ndriçim LED, ventilim dhe pajisje të tjera.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 46 bimë kanabisi, disa kilogramë drogë e tharë e paketuar, si dhe para, telefona dhe dokumente bankare.

Sinjari dhe Selmani pranuan fajësinë për prodhimin e lëndëve narkotike të klasës B me qëllim shpërndarjen.

Rasti i Sinjarit u konsiderua më i rëndë, pasi ai kishte thyer një urdhër dëbimi. Ai ishte deportuar në Shqipëri në shkurt, por ishte rikthyer sërish ilegalisht.

Në gjykatë, Sinjari deklaroi se kishte frikë për familjen e tij, ndërsa Selmani tha se ishte detyruar të punonte për të shlyer huanë.

Sinjari u dënua me 28 muaj burg, ndërsa Selmani me 18 muaj. Ata do të vuajnë rreth 40% të dënimit përpara se të lirohen me kusht. Droga, pajisjet dhe paratë e sekuestruara do të konfiskohen dhe shkatërrohen.

Po ndodh...