Zjarr masiv në Gadishullin Gargano, evakuohen turistët nga plazhet e njohura italiane

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Gadishullit Gargano në Itali, pranë Gjirit të Manaccorës, duke detyruar autoritetet të evakuojnë turistë nga disa plazhe dhe struktura turistike në zonën e Peschici-t dhe Vieste-s.
Flakët shpërthyen në zonat rurale dhe periferike të komunës së Peschici-t, në provincën e Foggia-s, dhe u përhapën me shpejtësi drejt bregdetit, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe erërat e forta jugperëndimore.
Turistët u larguan nga plazhet me ndihmën e anijeve të rojes bregdetare, ndërsa kampingje dhe vendpushime pranë vijës bregdetare u evakuuan për shkak të afrimit të flakëve. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar dy avionë zjarrfikës Canadair, së bashku me ekipet e mbrojtjes civile dhe zjarrfikësit që po punojnë për izolimin e vatrave aktive.
Situata ka prekur edhe zonat pranë Molise-s së Poshtme, në kufi me Garganon. Njëzet e një të moshuar nga një qendër kujdesi janë zhvendosur përkohësisht në ambiente të tjera për sigurinë e tyre.
Tymi i dendur është parë nga disa kilometra larg bregdetit, ndërsa përhapja e zjarrit ka sjellë vështirësi edhe në qarkullimin rrugor dhe hekurudhor për shkak të uljes së dukshmërisë.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa ekipet në terren po përpiqen të frenojnë përhapjen e mëtejshme të flakëve në një nga zonat më të njohura turistike të Italisë.
Po ndodh...
"Besa" e Ramës, një premtim në kohën e gabuar
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128