E moshuara nga Saranda përlotet në protestë: Kam certifikatën e pronës, por shteti nuk më njeh të drejtën!
Pjesë e protestës së 41-të ishte dhe një e moshuar nga Saranda e cila u përlot para protestuesve lidhur me pronat e saj.
Ajo u shpreh se pronat i ka me certifikatë, ndërsa gjykatat dhe prokuroria nuk ia njeh ato.
E moshuara shton se në këtë moshë me pension të ulët nuk ka më nge të kërkojë zyrave të shtetit pronat e saj.
E moshuara: Kam ardhur për një problem. Kam 5 vjet që luftoj në gjykata, e kam pronën me certifikatë nuk ma jep gjykata. I kam emra e gjykatësve policive vete dhe nuk më përdorin si njeri, por si kafshë.
Ky është shteti jonë. O popull i nderuar aman me këtë shtet të ikë dhe të zhduket nuk kemi nge të shkojmë te zyrat e shtetit. Nuk na japin të drejtat. Përse luftojnë atje, populli vuan si qeni. Jam një pensionistë, nuk më del as për ilaçe. Jam me zemër, veshka. Vij vërdallë në polici, gjykata. Dorëheqje.
Po ndodh...
ide
Të dyzetat e një sistemi antikombëtar!
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128