Qytetari nga protesta: Po bëhen 2 revolucione, ju këtu me pushkë, diaspora pas jush me penë

10 July 2026, 21:14 / POLITIKË ALFA PRESS
Qytetari nga protesta: Po bëhen 2 revolucione, ju këtu me pushkë,

Një protestues i ardhur nga diaspora, tha se shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit, ndodhen përkrah protestuesve.

Ai tha se njëkohësisht po zhvillohen dy revolucione, një me pushkë e një me penë. Të fundit janë shqiptarët e diasporës që mbështesin tubimin nga larg.

“Aq veta sa jeni këtu, as grupe në diasporë ka që punojnë përkrah jush me letra me ankimime, me kallëzime. Është mesazh mbështetës. Gjithmonë ka pasur 2 revolucione njëkohësisht, një me pushkë e një me penë. Ju jeni këtu me pushkë, diaspora është pas jush me penë. I bëj thirrje të gjithë akademikëve të ndajnë mendimet e tyre dhe t’i bashkohen këtij revolucioni”, tha protestuesi.

Po ndodh...

ide