Protestuesit marshojnë në “Rrugën e Kavajës”: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!

10 July 2026, 22:15 / POLITIKË ALFA PRESS
Protestuesit marshojnë në “Rrugën e Kavajës”:

Mijëra qytetarë u mblodhën para Kryeministrisë, për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.

Pas fjalimeve, qytetarët vijuan si çdo natë me marshimin në Tiranë teksa ata kaluan nga rruga e Kavajës.

Gjatë ecjes bënin thirrje për arrestimin e Ramës dhe Berishës, duke shtuar se Shqipëria është e rinisë, jo e partisë.

Protestuesit, të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, u mblodhën sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur pankarta dhe duke artikuluar thirrje kundër qeverisë.

Në qendër të kërkesave të tyre largimi i kastës së vjetër politike dhe kreut të qeverisë Edi Rama.

“Politikanët e zhytyr në korrupsion nuk na përfaqësojnë ne, Edi Rama oa tradhtar me Shqipërinë mos bëj Pazar, Shqipëria kërkon revolucion”, ishin këto disa thirrjet e qytetarëve ditën e sotme.

Po ashtu ata ripërsëritën sloganet “Rama, dorëhiqu!”, “Poshtë qeveria!” dhe “Shqipëria është e qytetarëve”.

Po ndodh...

ide