Spanjë-Belgjikë/ Dy gola në pjesën e parë, çerekfinalja mbetet e hapur

10 July 2026, 22:38 / SPORT ALFA PRESS
Spanjë-Belgjikë/ Dy gola në pjesën e parë,

Është mbyllur në barazim 1-1 pjesa e parë e çerekfinales mes Spanjës dhe Belgjikës, pas një 45-minutëshi me ritëm të lartë dhe emocione në të dyja portat.

Pas disa tentativave për të gjetur avantazhin, Spanja kaloi në epërsi në minutën e 30-të. Dani Olmo provoi me një goditje të fortë, por portieri Thibaut Courtois arriti ta ndalonte topin.

Megjithatë, Fabian Ruiz ishte i vëmendshëm në zonë dhe përfitoi nga topi i kthyer për ta dërguar në rrjetë, duke kaluar iberikët në avantazh 1-0.

Belgjika reagoi në fundin e pjesës së parë dhe në minutën e 41-të riktheu ekuilibrat.

Leandro Trossard harkoi saktë nga krahu, ndërsa Charles De Ketelaere u shkëput mirë në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë mposhti portierin spanjoll për rezultatin 1-1.

Po ndodh...

ide