Tërbohet Rama, i frikësuar sulmon protestuesit me epitete rruge: Naziskin, sorra, korba të hurit, të drurit, bloza të terrorit!
Kryeministri Edi Rama, natën e kësaj të premteje kur ka parë se edhe pas 41 ditëve protesta qytetare që kërkon largimin e tij dhe të kastës politike të korruptuar, nuk ndalet por vazhdon energjike, ka ndërrmarë një sulm me fjalor denigrues. Ai ka marë shkas për të lëshuar gjuhën në faqen e tij në FB, nisur nga veprimet e dëshpëruara të Policisë së Shtetit lidhur me hetimin e vlerësimeve negative të publikuara në platformat online për disa biznese shqiptare të cilat sulmuan protestuesit që nga dita e parë duke u bërë palë me Edi Ramën.
Në reagimin e tij, kreu i qeverisë pretendon se pas valës së vlerësimeve me një yll ndaj hoteleve, restoranteve dhe bujtinave fshihet një aksion i koordinuar nga persona të lidhur me “protestën e flamingove”, të cilët, sipas tij, kanë krijuar mijëra llogari të reja në Google vetëm për të ulur artificialisht vlerësimin e bizneseve.
Rama bëri të ditur se autoritetet shqiptare kanë kontaktuar edhe kompaninë Google, e cila, sipas tij, është angazhuar për të ndihmuar në rikthimin e vlerësimeve të humbura.
Ai e cilësoi këtë si një sulm të paprecedentë ndaj sipërmarrjes shqiptare dhe tha se Policia po punon për zbardhjen e skemës, pra të zbulimit të "agjentëve" të tjetë pas "iranianëve", "rusëve", "antisemitëve", etj.
Reagimi i Ramës:
Jehona e një TURPI ALLA SHQIPTARÇE arriti deri në majën e piramidës së Google, ku autoritetet tona kërkuan ndihmë për të nxjerrë një sërë sipërmarrjesh nga BLOZA E TERRORIT DIGJITAL të ushtruar prej pengmarrësve të protestës së flamingove, të cilët përmes 10 mijë llogarive të hapura enkas organizuan dhe orkestruan një SULM TË PADËGJUAR KRIMINAL mbi hotele, bujtina, restorante, duke u hequr me DHUNË yjet e mbledhura nga përshtypjet pozitive të klientëve
Pra, logjika e hurit dhe drurit që i ka dhënë protestës ngjyrën e sorrave e zërin e korbave: Nuk duam investorë të huaj, nuk duam biznese vendase, duam litar, burg, zjarr – tip naziskinësh me qeleshe e komunistash me flamur në qafë, laro e balo të duartrokitur me pasion nga dështakëzemërakë të rënë nga vakti, plot urrejtje, ligësi e mediokritet të pangushëllueshëm
Policia vijon me hetimin e skemës kriminale, ndërkohë që me ndihmën e Google-it faqet e sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara me punë e mund të madh
Po ndodh...
ide
Të dyzetat e një sistemi antikombëtar!
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128