Merino sërish hero, vjen nga stoli dhe i jep kualifikimin Spanjës në gjysmëfinale të Botërorit
10 July 2026, 23:26 / SPORT
Spanja është gjysmëfinalistja e radhës e Kupës së Botës 2026. "La Roja" mposhti Belgjikën me rezultatin 2-1 në një çerekfinale të luftuar, duke siguruar një përballje spektakolare me Francën në fazën e katër skuadrave më të mira të turneut. Fabian Ruiz hapi sfidën për spanjollët, Charles De Ketelaere riktheu baraspeshën për belgët, por Mikel Merino vulosi kualifikimin me golin vendimtar në pjesën e dytë.
Spanja ka kaluar në epërsi ndaj Belgjikës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026. Në minutën e 30-të, Fabian Ruiz shënoi golin e avantazhit, duke mposhtur portierin belg Thibaut Courtois me një goditje të saktë.
Po ndodh...
ide
Të dyzetat e një sistemi antikombëtar!
Nga Brizida Gjikondi
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Nga Neritan Sejamini
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128