Mbyllet dita e 41 e protestës/ Nga aksioni para Kryeministrisë te marshimi nëpër Tiranë, qytetarët mesazh të prerë Ramës: Dorëhiqu! Rezistenca s’do të ndalet

10 July 2026, 23:50 / POLITIKË ALFA PRESS
Mbyllet dita e 41 e protestës/ Nga aksioni para Kryeministrisë te

Prej 41 ditësh shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës. Protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, me thirrjet “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jep dorëheqjen”.

Protestuesit lëvizën në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke kaluar edhe në rrugën e Kavajës, ndërsa u ndalën për disa momente në hyrje të zonës së njohur si Rruga e Ambasadave.

Gjatë marshimit, qytetarët hodhën akuza ndaj qeverisë, duke deklaruar se ajo është e korruptuar dhe duke kërkuar ndryshime politike.

 Aktivisti Visar Dalipi, përmes një megafoni, iu drejtua protestuesve dhe u bëri thirrje qytetarëve që pretendojnë se janë kërcënuar të drejtohen pranë ambasadave.

“Të gjithë ata që ndihen të kërcënuar dhe janë kërcënuar, duhet të bëjnë kërkesën në ambasadë”, u shpreh aktivisti.

 

Po ndodh...

ide