Ja si nisi hetimi për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit, shkresa e Artan Lames që vuri në lëvizje institucionet

10 July 2026, 17:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një shkresë e firmosur në prill të vitit 2022 nga drejtori i përgjithshëm i atëhershëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, rezulton të ketë qenë pikënisja e hetimit që çoi në zbulimin e skemës së dyshuar të tjetërsimit të pronave shtetërore në zonën e ish-NB Frutore, në bregdetin e Durrësit.

Në dokument, ASHK kërkon hetim të thelluar pasi nga verifikimet kishte konstatuar se një pronë me sipërfaqe 27.550 metra katrorë rezultonte e regjistruar në emër privat, ndërkohë që në fotografimet zyrtare të regjistrave të vitit 2017 figuronte pronë shtetërore. Shkresa evidenton se kartela e pronës ishte ndryshuar jashtë rendit kronologjik, çka ngrinte dyshime për ndërhyrje të paligjshme në regjistrat kadastralë.

Në vijim, ASHK vendosi kufizim mbi pronën dhe kërkoi marrjen e masave për verifikimin e plotë të dokumentacionit, duke lënë të hapur edhe mundësinë e kallëzimit penal pranë Prokurorisë së Durrësit.

Katër vite më vonë, hetimi ka çuar në caktimin e 12 masave të sigurisë ndaj ish-funksionarëve të Hipotekës së Durrësit dhe personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në skemën e falsifikimit të dokumenteve dhe tjetërsimit të pronave./A2

Po ndodh...

ide