Qeveria dërgon në Kuvend propozimet për kryetar dhe 3 anëtarë të KPP

Këshilli i Ministrave i ka dërguar Kuvendit kandidaturat për kryetarin dhe 3 anëtarë të Prokurimit Publik.
Mandatet e tyre kanë përfunduar në fund të qershorit. Komisioni i Prokurimit Publik është organ kolegjial me pesë anëtarë: një kryetar, një nënkryetar dhe tre anëtarë, të cilët emërohen nga Kuvendi me propozim të Këshillit të Ministrave për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
VENDIMI
PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË KANDIDATËVE PËR KRYETAR DHE TRE ANËTARË TË KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 25, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
1. Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të listës së kandidatëve të kualifikuar për kryetar dhe për 3 (tre) anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik, sipas renditjes në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Dërgimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë edhe të listës së kandidatëve të skualifikuar, sipas aneksit 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Po ndodh...
ide
Të dyzetat e një sistemi antikombëtar!
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128