“Mos e përdorni vizën turistike për lindje”/ Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë për pasojat: Rrezikoni…

10 July 2026, 12:28 / AKTUALITET ALFA PRESS
“Mos e përdorni vizën turistike për lindje”/ Ambasada

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim ku paralajmëron qytetarët shqiptarë për përdorimin e vizave turistike me qëllim lindjen në SHBA dhe përfitimin e shërbimeve mjekësore të financuara nga programet publike.

Në njoftim, ambasada thekson se disa prindër udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara me viza turistike me synimin për të lindur atje dhe përdorin programin Medicaid për të mbuluar shpenzimet e kujdesit shëndetësor.

Sipas ambasadës, këto kosto përfundojnë te taksapaguesit amerikanë, ndërsa personat që përfshihen në praktika të tilla mund të përballen me vështirësi në rinovimin e vizave të tyre në të ardhmen.

“Shumë prindër shqiptarë me viza turistike udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara me qëllim për të lindur atje dhe përdorin programin Medicaid për të mbuluar kujdesin mjekësor. Këto shpenzime u kalojnë taksapaguesve amerikanë, dhe ata prindër mund të mos kenë të drejtë t’i rinovojnë vizat e tyre në të ardhmen”, thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane.

 


Autoritetet amerikane kanë përsëritur edhe më herët se viza turistike nuk duhet të përdoret për qëllime që bien ndesh me kushtet e saj, ndërsa aplikantët duhet të deklarojnë me saktësi arsyen e udhëtimit dhe të respektojnë rregullat e emigracionit.

 

Po ndodh...

ide