Ellie Goulding ndez çerekfinalen e Botërorit, performon në pushimin e Angli–Norvegji

Ellie Goulding do të jetë zëri i spektaklit në çerekfinalen e Kupës së Botës, pasi është konfirmuar se do të performojë gjatë pushimit të ndeshjes mes Anglisë dhe Norvegjisë, që zhvillohet të shtunën.
Këngëtarja britanike, e njohur për hitin “Love Me Like You Do”, e ndau lajmin me ndjekësit në Instagram, ku publikoi një seri fotografish plot energji.
Në imazhet e postuara, 39-vjeçarja shihet duke kërcyer mbi krevat, e veshur me një fanellë “England x Palace”, ndërsa nuk e fshehu entuziazmin për performancën që e pret.

Performanca në pushimin e ndeshjes Angli–Norvegji më bën të ndihem sikur gjithçka mund të ndodhë vërtet… E di që djemtë do ta bëjnë Anglinë krenare, kupa po vjen në shtëpi-shkroi ajo krahas postimit.
Anglia siguroi një vend në çerekfinale pas një fitoreje dramatike ndaj Meksikës në stadiumin Estadio Azteca, ndërsa tani do të përballet me Norvegjinë në një sfidë që nis në orën 22:00.
Ndeshja do të luhet në Hard Rock Stadium në Miami, Florida, ku pritet një atmosferë spektakolare si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
Gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara, Ellie Goulding ishte gjithashtu mes të ftuarve në dasmën madhështore të Taylor Swift dhe Travis Kelce, ku mori pjesë së bashku me partnerin e saj, Beau Minniear.
Artistja britanike dhe partneri i saj ishin pjesë e listës prej rreth 1,000 të ftuarve në ceremoninë luksoze të mbajtur në Madison Square Garden, përpara se Goulding të përgatitej për performancën e saj në një tjetër event të madh sportiv.
Po ndodh...
ide
Të dyzetat e një sistemi antikombëtar!
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128