Berisha-Rama në aktin e fundit, lojës i ka dalë boja!

16 Nëntor 2023, 16:30 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

Berisha-Rama në aktin e fundit, lojës i ka dalë boja!

Sali Berisha e tha prerë se nuk do të ketë protestë për një marrëveshje, (Rama-Meloni), të kundërshtuar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, por dhe çdo organizatë për të drejtat e njeriut.

Një marrëveshje që për një vend emigrator si i yni, duhet kundërshtuar për të mos u shndërruar në precedent për t'i dërguar shqiptarët në vëndet e treta, një përpjekje që fatmirësisht dështoj në Britani. 

Në një luftë të gjithanshme të Sali Berishës me SHBA, me Britanin e Madhe, me Gjermaninë, me BE dhe vendet anëtare që me gjithë milionat e eurove të hedhura nuk po ia del të këpusë zinxhirët e izolimit, së fundmi në betejën e tij më të vështirë dhe të fundit me SPAK, ai ka vetëm një aleat dhe ky është Edi Rama. 

Por sot Edi Rama ka të njëjtin hall dhe se ndihmon dot. Ata thjesht zgjasin agonin e njëri tjetrit dhe luajnë "pozitash e opozitash". 

Sali Berisha nisi një betejë në parlament menjëherë pasi i arrestuan dhëndrin dhe e proceduan atë vetë.

Çfarë prodhoj kjo betejë?! Shfaqje tragji-komedi, shenjë dëshpërimi të thelle. I gjithë Rithemelimi në luftë me SPAK dhe Gjykatën e Posaçme.

Selia e PD e zaptuar nga Berisha është kthyer në arenën e luftës me SPAK. Të gjithë në rradhë për të mbrojtur Berishën, dhëndrin dhe fëmijët e tij. 

Nën tymin e parlamentit shihet vetë lufta me SPAK, sepse parlamenti i Ramës vazhdon normalisht.

Dhe ajo që është me skandaloze, është legjitimiteti që deputetët e Rithemelimit po i japin Kuvendit, po u bashkohen de fakto mbledhjeve online të deputëve të "regjimit" në Komisione. Njëkohësisht seancat plenare i kanë dhënë komoditet Ramës.

Berisha-Rama në aktin e fundit, lojës i ka dalë boja!

Askush nuk kërkon llogari, askush nuk e kupton çfarë po voton Edi Rama. Kështu po ndodh, dhe me buxhetin. Po e miraton në heshtje të plot dhe sipas orekseve të tij.

Kështu po ndodh me Integrimin, "aksionerët" e Berishës, po i japin justifikimin e madh Ramës, për zvarritjen e procesit nga BE, e cila në fakt e ka bllokuar vetëm për shkak të qeverisjes së tij të korruptuar.

E njëjta gjë po ndodh edhe me çështjen e emigrantëve afrikanë, që do sjell Italia këtu.

Berisha po e mbështet këtë marrëveshje, duke e kaluar në heshtje dhe duke i mundësuar Ramës që të mos japë llogari dhe shpjegime.

Pra po duket qartë nga koordinimi, se ky ka qenë një plan i mirpërgaditur, mes Ramës dhe Berishës.

Këtë e faktoj vetë kreu i Rithemelimit kur tregoj, se kishte zhvilluar një bisedë me zëvendësin e Melonit, pikërisht për këtë çështje.

Pra Berisha pranoj se ai e dinte për marrëveshjen sekrete Rama- Meloni, kur askush nuk e kishte idenë. 

Rama- Berisha duket se kanë bërë një marrëveshje, “win-win”. Rama kalon buxhetin dhe marrëveshjen me Italin i pashqetësuar, Berisha i bën presion SPAK-ut duke kërcënuar me destabilizim. 

Berisha tregoj edhe njëherë me qëndrimin antikushtetues për emigrantët, se ai ka hallin e tij dhe për hallin e tij është gati të bëjë gjithçka.

Rama ja shpërblen duke i hedhur topin me deklarata, "SPAK e kam krijuar unë", Berisha luan lojën sikur nuk po akuzohet për ato që ka bërë, por po luftohet nga Rama "që ka nën kontroll SPAK".

Ju duket vetja "lojtarë" por në fakt që të dy po përpëliten dhe po e shtyjnë agoninë, deri ditën kur prokurorët dhe gjyqtarët tu kërkojnë gjeneralitetet dhe tu komunikjonë akuzat që në fakt i kanë si dy pika uji!/Alfapress.al

Po ndodh...