
Berisha si Hamasi, kërkon të përdorë demokratët si mburojë para SPAK

Një nga sfidat me të cilat po përballet Perëndimi sot në luftën kundër Hamasit është se kjo e fundit i përdorë civilët palestinez, si mburojë përballë sulmeve izraelite.
Hamasit nuk i intereson aspak nëse ata vriten, janë pa ngrënë, pa ujë, pa drita, pa kujdes shëndetësore e jetojnë nën rrënoja.
Njësoj dhe sot Sali Berisha i bëri thirrje mbështetësve të tij të shndërrohen në mburojën e tij njerëzore, përballë drejtësisë që i ka trokitur me forcë në derën e tij.
Prej dy vitesh Sali Berisha u mundua ta shndërronte PD në mburojën e tij, duke e ditur se kjo ditë do ti trokiste në derë.
Kërkoj me çdo kusht, mashtrim, trillim, presion nga më kriminalët, duke përdorur paratë e krimit të nënshtronte demokratët, por nuk ia doli.
Ai e donte PD ta vinte përballë SPAK, përballë SHBA, përballë Britanisë se Madhe.
Por nuk ia doli.
Sot që çdo shqiptarë e ka të qartë se pse Sali Berisha është i padëshiruar nga SHBA, Britania dhe BE,uy ai kërkon që t'i çoj demokratët mish për topat e parave të korrupsionit të familjarëve të tij.
Sot para shqiptarëve u shfaq një Sali Berishë i frikësuar, luani brenda tij ishte shndërruar në lepur.
Eh ç'ta bën fëmija s'ta bën as Perëndia- thotë populli.
Sa më shumë bërtet Berisha, një hall tjetër më zë madh pret ti shfaqet. E natyrisht ajo që pret është edhe më e rëndë, edhe më e vështirë për të.
Sot ai e di se aleanca e kullave nuk i funksionon më.
SPAK e ka prishur njëherë e përgjithmonë aleancën e paprekshmërisë që ka funksionuar deri me sot, mes Berishës, Nanos, Metës e Ramës.
Sot duke sulmuat Lulzim Bashën i cili në ditën më të zezë të Sali Berishës pret e përcjell partnetë të rëndësishëm ndërkombëtare, Sali Berisha kërkoj ndihmën e Edi Ramës.
Por lodhet kot.
Edi Rama nuk ndihmon dot më as vetën, jo më Berishën.
Aleanca me Ramën që i dha oksigjen në këto dy vite nuk mund të tejkalojë Aleancën SHBA-SPAK.
SHBA dhe Britania e Madhe ia kanë dhënë mesazhet e qarta edhe Edi Ramës.
Në fjalimin më të dëshpëruar të jetës së tij ai i bënte thirrje demokratëve të protestontin për pallatet, pronat e paratë e dhëndrit dhe fëmijëve të tij.
Ua kërkonte këtë sakrificë atyre që s'kanë bukë për familjet e tyre, u kërkonte atyre që paguani tek ata që rrethojnë Berishën për një vend pune;
- Atyre që nuk u legalizoj kurrë shtëpitë e ato që legalizoj, paguan rryshfet me shumë se i gjithë investimi,
- U kërkon pronarëve që u mori pronat me Ligjin 7501;
- U kërkon të përndjekurve përsekutorët e të cilëve i veshi me pushtet.
E ke kot.
Sot të gjithe ata në krah, para teje, por edhe ata deputetët që nuk thanë asnjë fjalë mbështetje ndaj teje, janë shndërruar në hijena që presin kush e kush të të zërë vendin.
Prandaj lëri kërcënimet që ngjajnë me ato të luanit plak brenda në kafaz, bëhu burrë e shko mbro pafajësin që pretendon në gjykatë.
“Karma is a Bitch!”
Kjo vlen sot për Sali Berishën./ Alfapress.al

PD përballë vetes, një reflektim për të parë nga e ardhmja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128