Për histerinë e gazrave të Berishës!

14 Shtator 2023, 22:16 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

Për histerinë e gazrave të Berishës!

Kush i cakton deputët e PD-së, deputetët apo partia? 

Kush i largon deputetët nga grupi parlamentarë, deputetët apo partia? 

A flet partia në emër të deputetëve, apo deputetët në emër të partisë? 

Nëse për interesa financiare një grup deputetësh bashkohen dhe veprojnë kundër interesave të partisë, dëmtohen ata apo partia? 

Kush ështe subjekti juridik Partia apo deputetët? 

Kur Lulzim Basha e largoi nga grupi parlamentarë Sali Berishën, pse nuk e kundërshtuan shumica e deputetëve, meqë sipas tyre vendos shumica e grupit. 

Kryetarin e grupit parlamentarë në PD kush e ka emëruar gjithmonë, partia apo deputetët? 

Gazrat e Berishës e mbajnë mend se edhe Luçiano Boçi 'kryetar grupi', (faktikisht nuk u bë kurrë), Sali Berisha e emëroj edhe pse nuk pati siç nuk ka ende, as parti. 

Histeria e tyre në fakt nuk është gjë tjetër veçse frustrimi që ata kanë. Njeri që dështoj të kap partinë pasi mori dhe lejen e kullës në zemër të Tiranës dhe tjetri që tashmë s'do të ketë më asnjë vlerë, në lojën e shahut të Sali Berishës. 

Lojrat dhe zvarritjet e Lindita Nikollës tregojnë dhe një herë, se si Rama kërkon të ndihmojë jo vetëm me leje ndërtimi, por edhe politikisht Sali Berishën./Alfaperss.al

Po ndodh...