Prapaskenat "dy lekëshe" të Gazit dhe deputetët mjeranë që po i joshin me asgjë!

23 Qershor 2023, 17:38 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

Prapaskenat "dy lekëshe" të Gazit dhe deputetët

Kishte kohë që diskutohej se si Gazmend Bardhi joshte dhe përdorte si dele deputetët, herë për të sulmuar Lulzim Bashën, e herë tjetër Enkelejd Alibeajn.

Madje ai dhe zonja Tabaku nisën mbledhjen e firmave për të shkarkuar Alibeajn, por ky ua la ato në dorë dhe me integritetin që e karakterizoj në betejën e tij ndaj tentativave të Berishës për një vit e gjysmë për të kapur PD-në nga brenda, dha dorheqjen.

Me lojën e strucit, Bardhi-Tabaku, u kanë mbushur mendjen deputetëve mjeranë, se kanë rënë dakort me Zamir Manen.

Njëri prej tyre do të jetë kandidati për kryeministër, nëse partinë e çojnë te Berisha.

E tmerrshme të hash këtë pazar që duket i florinjtë, por në fakt ata që e kanë ofruar, thonë poshtë e përpjet se "Gazin e kemi kap me pazar dy leksh".

Sa i marrë mund të jesh ti besosh një skenari të tillë, kur nuk ka shqiptarë që nuk e di se Sali Berisha, s'ka asnjë shans të fitojë zgjedhje?!

Por edhe më qesharak është dhe fakti se deputetët dhe mbështetësit e Foltores, paskan luftuar këto 2 vite duke u bërë edhe të padëshiruar nga Perëndimi, vetëm e vetëm që një ditë të bukur, të bëjnë Gazin dhe Joridën kryeministra!

Audio regjistrimi i siguruar nga një përfaqësi diplomatike në Shqipëri, e ka nxjerrë zbuluar skenarin e tyre "dy leksh", pavarësish nga shuma marramendëse që kanë investuar dy oligarkët kryesorë të Rama&Berisha.

Nga ana tjetër vendosmëria e Kolegjit të Kryetarëve, (baza), Kryesia e PD dhe Këshilli Kombëtarë e dogjën planin, me gjithë integritetin moral dhe politik të tyre.

Tashmë u ka mbetur vetëm gjuha e dhunshme e baltës, e njëjtë si ajo e Sali Berishës në dy vitet e fundit.

Po dalin studio me studio dhe sa më shumë flasin, aq më shumë ngjajnë si ai që po justifikon kaparin e misionit të dështuar për të çuar te Berisha në pjatë, legjimitetin e PD dhe sakrificat e qindra mijë demokratëve që i rezistuan hordhisë së Rithemelimit.

Janë të njëjtët që bënë fushatë për kandidatët e Ilir Metës.

Sot të gjithë këshilltarët e Rithemelimit që garuan nën siglën e BF, po betohen në emër të Partisë së Lirisë.

Janë të njëjtët që në fushtën e 14 majit punuan kundër PD dhe interesave të saj, kurse sot janë kundër zgjedhjes së kryetarit dhe riorganizimit të partisë.

Këtë që po bënë këto kohë Bardhi&Tabaku me kompani, ka 2 vite që e bën Sali Berisha.

Me Foltoren, Rithemelimin, me miliona euro të hedhura, me Klanin, Syri Tv, emisionin e Grida Dumës te TCh, të Ylli Rakipit, me Shefqet Kastratin, Samir Manen, Bashkim Ulajn me gjithë mediet e tyre, me Edi Ramën që i vinte në dispozicion sallat e mitingjeve, etj, etj.

Tani ka një pyetje të thjeshtë: Kur nuk ja doli dot Sali Berisha me gjithë këtë armatë, (djathtas e majtas), çfarë i thotë mendja Gazit e kompani?!

Ajo që po ndodh është faza e fundit; kap ça të kapësh.

Ajo e joshjes pasi disa deputetë viktima të grepit të Berishës, (pas bashkimit, Gazi ose Jori-kryeministra), e kuptuan lojën që po luhej në kurriz të tyre.

Me shpejtesi Gazmend Bardhi shpërndau lajmin për vendosjen e një anonimeje, (askush nuk ja ka dëgjuat zërin 2 vjet në parlament), si kryetare të Komisionit të Shëndetësisë, një vend ky vakant prej muajsh.

Kjo ishte një nga deputetet që bojkotoi Këshillin Kombëtarë, me premtimin se do bëhej kryetare komisioni.

Joshjet kanë nisur edhe për deputet të tjerë nga Tabaku& Bardhi dhe si dhe me çfarë, do ta shohim në ditët në vazhdim, pasi po u bëhet presion pas kuptimit të lojës me Berishën.

Mjeranët se kuptojnë se po e shesin shpirtin te askushi dhe te asgjëja.

Nuk e mendojnë se sa qënie pa dinjitet katandisesh, kur i shërben pazareve personale të një individi.

Më mirë të shkojnë të paraqiten vetë kokë-ulur te Sali Berisha, se sa po i keqpërdorë Gazi, i cili edhe pas shërbimeve pa doganë që po bënë, te Rithemelimi trajtohet me përbuzje.

Njësoj siç ndodh për çdo mercenar që dështon në misionin e tij, por refuzon të kthejë "kaparin", duke dalë studio më studio që ta justifikojë me sulme ndaj PD dhe Lulzim Bashës.

Ata e dinë mirë se Lulzim Bashën se ndalojnë dot të bëhet kryetar partie, as me joshjet që po ju bëjnë disa anëtarëve të Këshillit, sepse e panë se sa me dinjitet  janë ata.

Gjithashtu as me joshjen e ndonjë nënkryetareje dege në Tiranë, as më përdorimin e vëllait kriminel për të shantazhuar demokratët në ndonjë degë tjetër.

Demokratët kanë 2 vjet që sfidojnë Ramën dhe Berishën bashkë, ndaj këta mjeranët që kanë hallin të ulin prapanicën në një karrige komisioni, si kanë asgjë.

Kjo situatë do të mbyllet me 30 korrik dhe pikë.

PD do të mbijetojë, edhe nga thikat e disa të joshurve nga oligarkët e Tiranës, për llogari të Sali Berishës.

E këta do harrohen se kanë ekzistuar, sepse ishin askush derisa Lulzim Basha i emëroj deputetë dhe nuk u bënë dot kurkush kur ai për një vit e gjysmë u la fushën të lirë me tërheqjen e tij.

Edhe nëse dikush do ua përmend emrin, do kujtohen vetëm për maskaradën e tyre televizive të këtyre ditëve.

Por edhe për poshtërimin që po u bënë e do ta thelloj Sali Berisha, pasi të konsumojnë edhe baltën e fundit kundër PD, në mediet e tij dhe të Ramës.

Ndaj ata që ende janë të pa bërë pis nga marrëveshjet "dy lekëshe" të Bardhit me Berishën, bëjnë mirë të mos joshen me poste provizore, deri në vjeshtë.

Po i ngopin me lugën bosh.

Në fakt jo vetëm po i mashtrojnë, por po u përgatisin edhe një të ardhme poshtëruese.

Në politikë, karrierë dhe në jetë, dinjiteti, pozicionimi në kahun e duhur të historisë, të mundëson shumë më shumë, se një karrige provizore komisioni./ Alfapress.al

Po ndodh...