
Pse Rama po investon bashkimin e Berishës së izoluar me Salianjin e dënuar!

Fatmir Mediu doli këtë të martë nga zyrat e SPAK, i skuqur dhe i alarmuar seriozisht. Tashmë pas 15 vitesh mbi ish- ministrin e Mbrojtjes në qeverinë Berisha ka një akuzë zyrtare, “për shpërdorim detyre në bashkëpunim”, e cila ka të bëjë me aferën që çoi në ngjarjen e rëndë të Gërdecit.
Mediu foli për motivime politike, por nuk e shpjegoi se si e pse një aferë si ajo me pasojë 26 të vdekur dhe qindra të plagosur, ka të bëjë me politikën. E vetmja gjë politike që ra në sy në shpjegimet e tij para gazetarëve, ishte përmendja e Vendimeve të Këshillit të Ministrave për këtë çështje, i cili në atë kohë drejtohej nga Sali Berisha. Pra ashtu siç thotë edhe akuza ndaj tij; bashkëpunimi qeveritarë, për ngritjen e aferës së Gërdecit!
Por sido që të jetë fati penal i Mediut në vazhdim, tashmë Sali Berishës i bëhet edhe një tjetër aleat, i akuzuar dhe i proceduar nga SPAK. Shtojmë këtu edhe Ilir Metajn, Monika Kryemadhin, “Çështjen Klubi Partizani”, CEZ, ngjarjet e dhunshme në selinë e PD-së, e të tjera që ende nuk kanë dalë mbi ujë për publikun.
Duket sikur Berisha është i rrethuar nga njerëz që kanë hesape të hapura me SPAK dhe të gjithë bashkë janë të rrethuar, po nga SPAK. Ky është rrethimi i dytë pas atij që i ka bërë SHBA dhe Britania e Madhe, me anë të “nongratave” të tyre.
Edhe Edi Rama, rrahësi i shpatullave të Berishës, (hapur në kohën e Gërdecit dhe me spont sot), nga ana e tij është i rrethuar nga njerëz të cilët janë të rrethuar nga SPAK për çështje madhore korrupsioni, apo edhe me “nongrata” si Vangjush Dako, Tom Doshi, Aqif Rakipi dhe të tjerë që nuk u ka dalë ende emri.
Pra të dy bashkë në të njëjtë rrugë, secili në anë të vetë, por dhe në koordinim të plotë njëkohësisht, po përpiqen në mënyrat e tyre për të çarë këto rrethime.
Plot një vit pas 8 janarit 2022 kur dështoi marrja e Partisë Demokratike me dhunë, po shpaloset një tjetër ofensive “çarje”, nga ana e grupit të udhëhequr nga Sali Berisha.
Këtë herë “Revolucioni” ka flakur varetë dhe hunjtë dhe është afruar me lëkurë qengji. Duket se pasi janë konsumuar të gjitha mënyrat bizantine, para-politike, të disinformacionit, zhurmës së “shumicës”, ato të Sigurimit të shoqëruara me “mjetet” e oligarkëve të përbashkët me Ramën, Berisha po provon edhe skenarin ZH: Ta marrë PD-në nga brenda në mënyrë “demokratike”.
Për të realizuar këtë mision “rrethim- çarës” po përdor si “kokë-dashi” deputetin Ervin Salianji. Ky i fundit e ka flakur hurin që i tregonte Berishës më 8 janar të vitit të shkuar dhe pasi është pajisur me një “çek të bardhë” mbi të cilin po mbledh firma nga radhët e deputetëve që deri më tani nuk i janë bindur “Revolucionit”, po synon që të rrëzojë Enkelejd Alibeajn nga detyra e kreut të grupit parlamentarë.
Planin e shpalosi në një intervistë të dedikuar atij si “personalitet” dhe kokë më kokë, pikërisht në Televizion Publik Shqiptarë në emisionin e “Pa Censurë” të Elona Meços.
Salianji sulmoi ashpër Alibeajn dhe të gjithë aksionin e tij për të marrë në këtë sesion të ri parlamentarë detyrën e kreut të grupit, (E cila e bën automatikisht edhe kryetar në detyrë), e lidhi me një “përbashkim të PD”.
Nuk dihet se deri ku ka arritur me mbledhjen e firmave dhe sa deputetë deri më sot të shfaqur si anti- berishistë e kanë kapërdirë turpin dhe moralin e tyre me ofertën në fjalë, por vetëm një ditë më pas, (këtë të martë), PD zyrtare duket se ja dogji edhe planin “Salianji” Sali Berishës.
U përjashtuan përfundimisht nga ky grup parlamentarë Agron Shehaj, Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu, të cilët kishin qenë për një vit të pezulluar duke ju dhënë kohë që të distancoheshin nga sulmi i dhunshëm mbi selinë e PD-së. Nuk e bënë, vendimi hyri në fuqi, u depozitua në Kuvend dhe bashkë me katërshen ikën edhe katër firma të sigurta për Salianjin, kryetar në tentativë.
Por le të marrim një situatë hipotetike. Salianji pasi arrin që të zgjidhet kryetar i grupit parlamentarë të PD-së, “përbashkohet” me grupin e Berishës. Dihet që pas kësaj shkrirje, Berisha nuk lëviz nga kreu, kurse Salianjit si kryetar i grupit parlamentarë i takon vendi i zëvendësit të tij.
Tani imagjinoni këtë lloj PD-je të re: Kryetari i opozitës me dekoratën “nongrata” nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe me probleme në SPAK, kurse nënkryetari i dënuar me një vendim të formës së prerë në Gjykatën e Faktit për mashtrimin e madh me çështjen “Babale”.
Pra do të kemi Berishë që ka në zotërim partinë më të madhe opozitare për tu mbrojtur përball Perëndimit dhe drejtësisë dhe Salianjin si numri 2 i saj, për tu mbrojtur nga Gjykata e Apelit ku pritet këto kohë verdikti përfundimtarë.
Nuk e di se çfarë i ka thënë mendja këshilltarit juridik të Salianjit, (“armikut” të Berishës dhe Metajt, Adrian Dvoranit) dhe oligarkëve të Ramës që janë caktuar kujdestarë të Rithemelimit dhe sponsor të shkarkimit të Alibeajt, por e gjitha kjo më shumë se çarje rrethimi, ngjan me një shtrëngim radhësh pas ngushtimit të rrethimit!
Të bashkosh Salianjin e dënuar me Berishën e izoluar, më shumë duket si një plan depresiv dhe dëshpërues të cilit sipas të gjitha të dhënave i është bashkuar edhe Edi Rama. Ai qoftë: E paska hallin dhe fatin të përbashkët me Sali Berishën, më shumë se sa e dinim!/Alfapress.al
-
Deri sa të shpëtohet PD nga Sali Berisha: Rroftë Edi Rama!
4 Janar, 12:37 -
-
Laku i Trekëndëshit në qafën e Shqipërisë!
26 Dhjetor, 18:44
ide

Pse shqiptarët janë më të (pa)lumtur se finlandezët?

Raporti i DASH konfirmon “demokracinë e ngrirë” shqiptare

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128