
Skema që mban peng Shqipërinë

Vetëm një vit e gjysmë pasi Rilindja kishte ardhur në pushtet, në janar të vitit 2015, u zbulua në Xibrakë të Elbasanit një laborator kokaine. Operacioni rrezikonte të dekonspirohej ndaj shërbimet sekrete ndërkombëtare, posaçërisht ato gjermane, “detyruan” policinë dhe prokurorinë të ndërhynte përpara kohe.
Kreu i supozuar i organizatës Genci Xhixha nuk u arrestua por ra në pranga bashkë me 7 bashkëpunëtorë të tjerë nipi i ish-diktatorit, Ermal Hoxha të cilët, (edhe2 kolumbianë), u dënuan. Me kaq hetimi u mbyll pavarësisht se opozita- posaçërisht Sali Berisha- dhe shumë medie shkruan në atë kohë, se prapa këtij grupi qëndronte vëllai i kryeministrit Olsi Rama.
Po atë verë të vitit 2015 nëpërmjet një plani politik dhe mafioz ndodhi shndërrimi i vendit në një fermë kanabisi gjigante të paprecedentë, edhe për vende të botës së tretë. Kjo histori vazhdoi hapur 2 vite derisa ndërkombëtarët ndërhynë, por as ky projekt kriminal ende nuk është hetuar si organizim shtetëror-policor-mafioz.
Gjatë dhe pas kësaj periudhe, kemi kapje sasish të konsiderueshme kokaine në Portin e Durrësit që vinin nga Amerika Latine dhe ajo Qendrore, por më të shumta kanë qenë dekonspirimet e operacioneve nga pala shqiptare. Është pikërisht periudha kur raportet e Departamentit të Shtetit e etiketojnë Shqipërinë si; “Bazë operacionale të trafikut dhe krimit ndërkombëtarë”.
Paralelisht me këtë situatë, (pa harruar trafikun e heroinës), në Shqipëri shpërtheu një lum miliardash finacash të zeza. Vendi vazhdon që të jetë në listën gri për pastrimin e parave por kjo nuk e shqetëson qeverinë Rama, i cili madje po tenton që të bëjë hapin final, Amnistinë Fiskale, edhe pse të gjithë partnerët dhe institucionet financiare ndërkombëtare janë të ashpër në këtë zhvillim.
Së fundmi u kap, edhe një laborant kokaine në qarkun e Fierit. Skema e njëjtë si ajo e Xibrakës. Pronarët e tij dhe porositësit e kokainës rezultojnë zyrtarë të Rilindjes dhe mjaft aktivë nëpër fushata elektorale, të shfaqur në krah të eksponentëve më të lartë përfshi edhe Edi Ramën.
E bëmë gjithë këtë parashtrim të gjatë për të kuptuar se çfarë kuptojnë shërbimet inteligjente ndërkombëtare dhe veçanërisht ato amerikane me frazën; “Shqipëria bazë operacionale e krimit ndërkombëtarë të organizuar”.
Miliardat e krimit dhe trafikut ndërkombëtarë nuk kanë kuptim nëse shndërrohen vetëm në kulla, resorte dhe infiltrojnë në bizneset e mëdha të mbrojtura dhe ushqyera me prona, koncesione dhe punë publike nga qeveria Rama.
Për të mbajtur këtë statukuo duhet mbajtur në fuqi kjo klasë politike e ngrirë siç ka qenë gjatë këtyre 32 viteve. Kush rri më gjatë në pushtet nuk ka rëndësi as për financuesit as për përfituesit. Rëndësi ka që të jenë të njëjtët në lojë dhe të paprekur nga drejtësia dhe faktorë politikë properëndimorë.
Blejmë zgjedhjet për pushtet, vërtisim pushtetin për të larë dhe bërë para dhe kështu si një rrethrrotullim. Aktualisht radhën për ta udhëhequr skemën e ka Edi Rama i cili tani për tani duket se luan lojën më mirë se paraardhësit. Por skema e tij nuk do të funksiononte nëse do të kishte përballë një opozitë të pastër, pa probleme me drejtësinë dhe veçanërisht pa barra të së kaluarës dhe me moral.
Nuk mund të funksiononte kjo skemë nëse ata që përthithin miliardat e drogës në bizneset e mëdha, nuk ushqejnë njëkohësisht edhe dy këndet e tjera të Trekëndëshit. Këtë tashmë e dinë edhe më naivët.
Mjafton të shohësh kush e ushqen financiarisht “opozitën” që bën zhurmë sot. Janë të njëjtët që punojnë me Edi Ramën ditën dhe flirtojnë me “opozitën” natën. Kjo është skema që po mbyt Shqipërinë dhe koha është që ose ajo të zhbëhet!/Alfapress.al
-
A do të guxojë Edi Rama të vetë shpallet armik i SHBA në 15 dhjetor?
23 Nëntor, 15:24 -
-

PD përballë vetes, një reflektim për të parë nga e ardhmja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128