
Berisha-Rama-Metaj/ Pa turp pa skuqje, pa zverdhje shkojnë sërish në vendin e krimit!

Tallja dhe njëkohësisht gjëja më makabre që mund ti ndodh dikujt është rasti kur pikërisht autori i një fatkeqësie të madhe që të ka zënë, të vjen për ngushëllim në shtëpi dhe madje, të jep edhe kuraje dhe të thotë se do të kujdeset që kjo mynxyrë që të ka kapluar, nuk do të përsëritet më.
Kjo po ndodh këto ditë mes shqiptarëve nga veriu në jug dhe treshes së tranzicionit shqiptarë, Berisha- Rama- Metaj. Kjo maskaradë me të njëjtën skenë tragjike dhe të njëjtat fytyra, ka 32 vite që përsëritet vit pas viti sa herë që vjen dimri dhe shirat përmbysin fshatra, qytete, njerëz dhe bagëti. Edhe kur vjen vera dhe i nxehti shkrumbon pyje dhe gjithçka nga zjarret, që “shuhen” me lopata dhe kova me ujë.
Sali Berisha ka shkuar në Shkodër për tu treguar atyre të mjerëve me fat të parashkruar që kur kjo klasë politike udhëheq vendin, se qeveria Rama i përmbyti dhe sa të rikthehet ai në pushtet, kjo nuk ka për të ndodhur më!
Edi Rama del nga dritarja e tij dixhitale dhe fajëson natyrën tinëzare e cila çuditërisht, vetëm në vendin që udhëheq ai bën nga këto gjëma. Kurse Greqinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut i mban me hatër!
Është i njëjti Edi Ramë që kur ishte në opozitë hipte në varkë në mes të Shkodrës dhe bërtiste: Shteti i Berishës ka rënë. Tani e ka radhën ky që së bashku me Ilir Metajn të zbresin nga Mercedezi dhe Renxh Roveri, të hipin në varka në mes të Shkodrës, Durrësit, Tiranës dhe të bërtasin: Shteti i Ramës ka rënë!
Ky avaz për 32 vite. Të njëjtët njerëz që kanë qeverisur, herë me rotacion dhe herë së bashku. Të tre që e gjejnë veten pasunarë me gjithë klanet që kanë krijuar, por nuk ikin si miza nga mjalti qyl.
Ku janë paratë që mungojnë në investimet bazike për të shmangur, këto katastrofa të stërpërsëritura?!
Të njëjtët që lejojnë e pastaj legalizojnë shtëpi mbi hidrovore, kanale kulluese, puseta dhe buzë lumenjve, sa herë që ju duhen vota për tu rikonfirmuar apo për të ri ardhur në pushtet.
Të tre veç e veç dhe së bashku në pushtet, nuk bënë kurrë për 3 dekada një planifikim territorial kombëtarë të bazuar mbi korrigjimin e ndërtimeve pa kriter dhe mbi ndryshimet klimaterike.
Miliarda të hedhura dhe sërish qytete dhe fshatra përmbyten duke shkatërruar jetën e qindra- mijë njerëzve. Përveçse në zonat ku janë ngritur resortet e “investitorëve strategjikë”, ku edhe ka shtëpitë e dyta dhe të treta kjo klasë politike.
Dalin sot dhe bëjnë sikur zihen dhe akuzojnë njëri tjetrin, për atë që kanë gatuar së bashku gjatë këtyre 32 viteve. Kërkojnë sërish votat e shqiptarëve të përmbytur dhe të shkatërruar, jo nga natyra, por prej korrupsionit të qeverive që kanë drejtuar me radhë dhe kur ua do puna së bashku.
I fortë është ky popull që ende i pranon dhe i dëgjon të bëjnë politikë dhe të aktrojnë sikur zihen, kur ju shkojnë në shtëpi pa skuqje, pa zverdhje dhe pa turp. Pikërisht në vendin, ku kanë kryer krimin 32- vjeçar dhe kanë bërë pasurinë e pamat për veten dhe klanet e tyre!/Alfapress.al
-
Revolucioni Berisha&Metaj dhe demokrati Ilir Vrenozi!
15 Nëntor, 16:31 -
Shqiptarët nuk ikin pse janë kriminelë, por u ikin kriminelëve!
5 Nëntor, 10:25

Si po thyhen edhe shiringat e fundit të Sali Berishës!
ide

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”

Si të bëhesh mysliman në Kavajë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128