Tani për tani, vetëm roja i PD e meriton që të jetë kryetar!

Sot takohen normalisht, sikur shqiptarët e kanë memorien sa tangat e Kim Kardashian.
Flasin për paqe dhe bashkim, pavarësisht se ende janë larg kësaj të fundit dhe thikat i mbajnë gati prapa shpine. Bëjnë sikur “harrojnë” se vetëm rreth 2 muaj më herët, për pak u vranë me njëri tjetrin.
Po flasim për grupet e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike dhe veçanërisht mëtonjësit për fronin e mbretit në selinë e PD-së, e cila sot është bërë si tokë neutrale. Si toka e askujt, e cila në fakt i takon gjithkujt!
Formalisht në Partinë Demokratike duket sikur lufta ballore është tejkaluar, por realisht jemi dëshmitarë të një debati tjetër shumë të fortë: Kush duhet ta drejtojë këtë forcë politike pas dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe vendimit të gjykatës së Tiranës që certifikoi Kuvendin e Foltores?!
Të gjithë thonë “vota e zgjidh këtë”, por të gjithë pa përjashtim mendojnë se vota ju takon atyre. Edhe ata që i rrinë në krah Sali Berishës, e kanë të shkruar në ballë këtë mendim: Hajt se pesë-gjashtë muaj do jetë aty; misionin e kreu duke na hapur rrugë me heqjen e Bashës; tani ose mosha, ose Amerika ose SPAK, do ta eliminojnë dhe radhën e kam unë!
Këta sado të rinj e `perëndimorë` që të jenë, nuk e meritojnë që të jenë në krye të PD-së me votë a jo.
Edhe te kampi tjetër, ende pa dhënë dorëheqjen Luzim Basha, era e karriges (biznesit) bosh të kryetarit i tërboi shumicën e ish-besnikëve.
Bërtasin kundër rrezikut “non grata”, por edhe këta e kanë të shkruar në ballë: Shpëtuam nga Basha i blinduar në karrige, tani të heqim qafe edhe Berishën dhe rruga ime drejt zyrës së kryetarit është e hapur!
As këta nuk e meritojnë që të jenë kryetar të një Partie Demokratike të rilindur, madje as me votë!
Po cili është identikiti i kryetarit të ardhshëm të kësaj force, e cila ende mund të quhet shpresa e vetme për opozitë në këtë vend?
Me pak fjalë: Ta shoh detyrën e kryetarit si punë, sakrificë e dashuri dhe jo si biznes; të jetë përbashkues përtej militantëve; tolerant; i gatshëm të japë dorëheqjen edhe pa ja kërkuar; të mos krijojë grupazhe; të mos blihet e shitet, as te pushteti as te biznesi; të jetë i ndershëm financiarisht dhe ti mjaftojnë benefitet legale të postit të kryetarit dhe deputetit; ti trajtojë anëtarët e PD-së si shqiptarë dhe shqiptarët si anëtarë të PD-së; të shkojë i pari në protestë, jo i fundit për të folur; ti presë gazetarët, jo ta presin; të ndihet edhe i varfër edhe i pasur; të shfaqet i sofistikuar dhe “shkërdhatë” përball pushtetit dhe shpirtçiltër deri në naivitet me anëtarët e partisë dhe gjithë shqiptarët...Mbi të gjitha, të dinë që të japin zgjidhje në situata të vështira, sepse prandaj i zgjedh baza për liderë.
Por kush është ky “UFO”?!
Unë e pashë këtë të shtunë një copëz të tij, gjatë inspektimit në godinën e PD-së që bënë disa prej anëtarëve të Komisionit të Themelimit. Pashë rikthimin e rojes së Partisë Demokratike, Pëllumb Matrakut, i cili u bë personazh i lajmeve në mediet online një ditë para 8 janarit tragjik.
Ai dha dorëheqjen mes një klime lufte brenda llojit për godinën e partisë. Atëherë kur PD ishte shndërruar në dy kampe armike dhe kalorës të armatosur rëndë, ishin pikërisht këta që mëtojnë sot për postin e kryetarit dhe flasin për `paqe e bashkim`.
Pikërisht në këtë situatë kur dukej se gjithçka u bë shkrumb e hi, njeriu më i parëndësishëm në atë godinë, me dorëheqjen e tij nga detyra e rojes, ishte aq i kthjellë sa përpara katrahurës që desh përfundoi në pellgje gjaku, ofroi i pari shembullin se nuk është lufta por qetësia dhe bashkimi ajo që i duhet Partisë Demokratike në këtë periudhë. Thuhet se në atë kohë ai ju ka thënë miqve të tij: Nuk mund të luftoj dot me vëllezërit demokratë, as në mbrojtje dhe as në sulm!
Kuptoni? Roja i PD-së dha dorëheqjen pasi as Basha as Berisha nuk dorë-hiqeshin nga lufta pas të cilës nuk mund të kishte fitimtarë (përveç Edi Ramës)!
Dorëheqje! Sa fjalë e madhe kur e japin politikanët dhe qeveritarët, por sa “pa peshë” kur e jep një roje si Pëllumbi!
Këtë të shtunë, ai është rikthyer në punë e tij modeste dhe të ndershme në godinën e partisë. Nuk e di sa e kupton, por duhet që të ndihet fitimtar dhe i denjë si demokrat, sepse në atë kohë të nxehtë kur mund të kishte edhe viktima mes këtyre që sot flasin për “paqe”, u tregua më largpamës se udhëheqësit e palëve dhe “ushtarët” e tyre që mëtojnë të bëhen kryetarë.
Ndaj Pëllumbi e meriton 100-fish më shumë se ata që të jetë kryetari i ri PD-së, qoftë edhe simbolikisht për 24 orë!/Alfapress.al
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
