
Të rinjtë rreth Bashës që trembin të vjetërit!

Rinia është e çiltër dhe çiltërsia është armiku i natyrshëm i sharlatanëve, (Konica, 1905).
Në politikën shqiptare, Lulzim Basha, dallohet si një politikan që ka besuar dhe vazhdon të besojë thellësisht te të rinjtë. Ai ka pasur një angazhim të përkushtuar për të ndryshuar peisazhin politik të vendit, me qëllim që të rinjtë të marrin një rol kyç në proceset vendimmarrëse. Në kundërshtim me këtë vizion të tij, Liderët e tjerë politikë kanë shfaqur mungesë të qartë të përkrahjes dhe vëmendjes ndaj të rinjve.
Një sfidë kryesore për Lulzim Bashën gjatë drejtimit të Partisë Demokratike ka qenë, zëvendësimi i liderëve të vjetër me ata të rinj. Ai ka qenë i vendosur për të përcjellë një mesazh të qartë se status quo-ja nuk është zgjidhja, si dhe ka ndërmarrë reforma radikale brenda partisë, për të hapur rrugën për të rinjtë me ide të reja dhe vizion të freskët.
Kjo ka ndodhur edhe në drejtimin e kabinetit, ku pjesa kryesore e ministrive të drejtuara prej të tij kanë qenë në duar të të rinjve, duke sjellë frymëzim dhe energji të re në administratën publike.
Gjatë viteve që drejtoi Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, ka treguar një përkushtim të madh ndaj të rinjve. Ai ka qenë i vendosur për të aktivizuar dhe inkurajuar të rinjtë, për të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse në nivel lokal.
Në këtë drejtim, ai ka besuar në potencialin e tyre për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të kontribuar në zhvillimin e qytetit të tyre. Ky angazhim dhe besimi i tij ndaj të rinjve ka krijuar ndryshime në Bashkinë e Tiranës dhe ka dhënë shembull të mirë, për partitë e tjera politike.
Në krahun tjetër, liderët e tjerë politikë kanë hasur vështirësi të mëdha në besimin te të rinjtë dhe vazhdojnë të ndjekin status quo-në e vjetër. Ata kanë qenë rezistentë ndaj ndryshimeve të thella dhe kanë mohuar potencialin e të rinjve, për të kontribuar në politikën vendore.
Përdorimi i të rinjve si element problematik dhe mungesa e përkrahjes për ta, janë bërë një karakteristikë e vazhdueshme e politikës shqiptare.
Shqipëria është një vend ku për 33 vite ka vazhduar të ketë të njëjtat fytyra në politikë, duke e bërë atë viktimë e një politike të vjetëruar dhe të mbyllur. Kjo ka ndikuar në braktisjen masive të vendit nga të rinjtë, duke iu dashur të largohen për të gjetur mundësi dhe sfida të reja jashtë vendit.
Në kundërshtim me këtë situatë, Lulzim Basha i sheh të rinjtë si burim suksesi për t’u kthyer në krye të Partisë Demokratike dhe në krye të Shqipërisë. Ai e kupton që rinia është burimi i suksesit dhe e ka bërë të qartë, se ata janë e vetmja forcë për të ndryshuar fatin e vendit.
Po të shikojmë emrat që janë servirur në fushatën e fundit nga partitë e tjera politike, do të vërehet se janë saktësisht ata emra që kanë qenë në politikë që nga dita ime e lindjes. Liderët e vjetër politikë kanë patur vështirësi të pashmangshme, për të lënë mënjanë të njëjtin rreth të vjetër.
Kjo mungesë e vëmendjes ndaj të rinjve dhe përkrahjes së tyre ose angazhimi i tyre në role dytësore, tregon se ata kanë zgjedhur të qëndrojnë të mbyllur në një horizont të ngushtë politik, duke injoruar freskinë dhe potencialin e rinisë.
Nëse shqiptarët janë vërtetë të sinqertë kur thonë se është koha për të rinj në politikë, të shohin takimet e Bashës. Angazhimi i tij ndaj të rinjve dhe dëshira për t'i përfshirë ata në politikë janë një ndryshim i rëndësishëm në politikën shqiptare, ku liderët e vjetër kanë dominuar për shumë kohë.
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128