1.7 milionë netë qëndrimi në gusht/ Rreth 92% e turistëve u akomoduan në hotelet e zonave bregdetare

Të dhënat më të fundit mbi strukturat akomoduese që përkojnë me periudhën Gusht të vitit 2024, tregojnë se Shqipëria u vizitua nga rreth 650,600 turistë gjatë këtij muaji. Nga këto, rreth 71% e tyre ishin të huaj dhe pjesa tjetër vendas.
Në fakt, shifrat tregojnë një rritje të dukshme në treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese. Konkretisht, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 32%, në krahasim me Gusht 2023. Nëse i kategorizojmë vizitorët sipas tipologjisë vëmë re se numri i vizitorëve vendas është rritur me 1.2%, ndërsa numri i vizitorëve të huaj është rritur me 50.6%.
Të njëjtën ecuri ka ndjekur edhe treguesi i netë qëndrimeve ku numri i tyre gjithsej është rritur me 11.3%, në krahasim me gushtin e vitit të kaluar. Rritja e netë qëndrimeve nga të huajt ishte dukshëm më e lartë se ajo e vendasve. Sipas shifrave, në terma vjetorë numri i netë qëndrimeve nga të huajt është rritur me 16.9%, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga vendasit është rritur me vetëm 0.2%.
Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 59.6%, kundrejt 55.3% që ishte në muajin Gusht të vitit të kaluar. Ndërsa norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 67.66%. Theksojmë se normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues që masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorët.
Por ku u vendosën vizitorët? Rajoni i jugut ka tërhequr 38.2% të totalit tëvizitorëve, duke theksuar popullaritetin e tij për vizitorët. Po ashtu, zonat bregdetare ishin zgedhja e 75.6% të vizitorëve duke treguar preferencën e turistëve për destinacione pranë plazheve. Ndërkohë, strukturat akomoduese si hotelet dhe akomodimet e ngjashme kanë arritur një nivel rekord me 92.7% të vizitorëvë që përdorën këtë lloj të strukturave akomoduese duke reflektuar cilësinë dhe shërbimin e ofruar në këtë sektor.
Sipas analizës së kryer nga “Scan Intel,” të dhënat për origjinën e vizitorëve në Shqipëri gjatë muajit gusht 2024 tregojnë një diversitet interesant të turistëve. Kosovarët përbëjnë 11.9% dhe Polakët, me 9%, kontribuojnë ndjeshëm në fluksin turistik. Ndërsa, turistët nga Italia, Maqedonia e Veriut dhe Gjermania përbëjnë 6.8%, 4.9% dhe 3.3% respektivisht. /SCAN
-
Deputeti në Francë kapet duke blerë drogë në rrugë
22 Tetor, 19:44 -
Milan-Club Brugge, Pulisic shënon direkt nga goditja e këndit
22 Tetor, 19:42 -
KPA rikonfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës Suela Salavaçi
22 Tetor, 19:39 -
Fatos Tarifa: Si e njoh unë Altin Dumanin
22 Tetor, 19:37
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




