20.8 mln euro për gazifikimin e Korçës, 13.3 mln euro duhet të investohen nga rezidentët

17 Nëntor 2023, 09:32 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

20.8 mln euro për gazifikimin e Korçës, 13.3 mln euro duhet

20.8 mln euro është vlera që nevojitet për gazifikimin e qytetit të Korçës, ndërkohë që pjesa më e madhe prej 13.3 mln euro do të duhet të investohet nga rezidentët.

Detajet përfshihen në draftin e planit 10-vjeçar të investimeve të kompanisë shtetërore të gazit, ALBGAZ ku specifikohet se 7 mln euro janë projeksionet e bashkisë për vlerën e investimeve që do të zëvendësojnë burimet primare të ngrohjes, sikurse është lënda drusore, përfshirë instalacionet e boilerave.

20.8 mln euro për gazifikimin e Korçës, 13.3 mln euro duhet

Investimet e kërkuara mbulojnë stacionin e uljes së presionit dhe matjes, një tubacion 5 km të gjatë nga pika e daljes së TAP deri në stacionin e portës së qytetit, stacionin e gazit të qytetit, gjashtë tubacione kryesore, me gjatësi totale 27.5 km, si dhe tubacionet dytësore, me një gjatësi totale prej  42.5 km, duke përfshirë lidhjet.

20.8 mln euro për gazifikimin e Korçës, 13.3 mln euro duhet

Sipas dokumentit, numri i konsumatorëve përfshin 30 institucone dhe 6074 njësi banimi, teksa specifikohet se për suksesin e projektit është kritike që bashkia të sigurojë buxhet për ndërtimin e instalimeve të brendshme të gazit për institucionet nën drejtimin e saj sikurse janë shkollat, kopshtet, muzetë apo zyra publike.

Çmimi mesatar i gazit natyror është projektuar përafërsisht 40 euro/mWh. Projekti i gazifikimit të Korçës është evidentuar si projekt i rëndësishëm, ndërsa pritet të miratohet një vendim qeverie, që do të ndryshojë Masterpalnin e Gazit, duke qenë se aktualisht ai nuk është pjesë e prioriteteve në periudhën afatshkurtër./SCAN

 

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128