A besojnë shqiptarët se nafta në Shpirag do të ndikojë ekonominë e vendit?
Zbulimit prej gati një dekade e naftës në Shpirag arriti kulmin, kur Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe zv/Kryeministrja Belinda Balluku dolën në një konferencë shtypi për të komunikuar që deri më tani rezultatet janë të mira dhe maksimumi në muajin janar 2024 pritet përgjigja përfundimtare nëse Shell do të vendosë të vazhdojë aktivitetin në Shqipëri.
Por cilat do të jenë përfitimet ekonomike të vendit tonë nga zbulimi i naftës në Shpirag?
Informacionet në këtë fazë janë jo vetën konfidenciale, por pa marrë rezultatin e testit final që përcakton nëse nxjerrja e kësaj pasurie është e arsyeshme nga pikëpamja financiare”
46.1% e qytetarëve janë skeptik nëse nafta e zbuluar në Shpirag do të ketë ndikim në ekonominë e vendit, krahasuar me 41,73% që besojnë vërtete se ky burim natyror do të sjellë një hov zhvillimi për vendin. Ndërkohë 11.95 % e shpresojnë një gjë të tillë.
Elementi më i rëndësishëm i këtij zbulimi që sipas kryeministrit ka cilësinë e naftës që nxirret në Arabinë Sauditë është krijimi i fondit sovran që mendohet se do t’i tejkalojë 500 milionë eurot në vit.
Një pjesë e të ardhurave të këtij fondi parashikohet të shkojnë për rritjen e pensioneve, për investime në arsim apo shëndetësi, ndërsa një pjesë do të përdoret për t’u investuar në tregje brenda dhe jashtë vendit për ta rritur më tej portofolin e Fondit Sovran.
Argita Malltezi Berisha, "goca e FAMILJES"
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128