A duhet të mbyllet TikTok në Shqipëri?/ Psikologia: Problemi është më i gjerë, statistikat janë shqetësuese

7 Dhjetor 2024, 14:58 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

A duhet të mbyllet TikTok në Shqipëri?/ Psikologia: Problemi

Psikologia Bona Miekley ka komentuar sot në studion e News24 diskutimet që kanë shpërthyer në lidhje me mundësinë e mbylljes së platformës së rrjeteve sociale “TikTok” në Shqipëri. Miekley shprehu mendimin se çështja e përdorimit të TikTok është vetëm një pjesë e një problemi më të gjerë, që lidhet me menaxhimin dhe ndikimin e platformave sociale në jetën e të rinjve.

Ajo që mund të them është se problemi është më i madh se TikTok-u. Ndoshta duhet ta provojmë ta mbyllim, për të parë se ku qëndrojnë rrënjët e këtij problemi,” tha Miekley, duke theksuar se ndikimi i këtyre platformave ka pasoja të thella për shëndetin mendor të përdoruesve, sidomos të rinjve.

Miekley vuri në dukje se statistikat lidhur me ndikimin negativ të TikTok dhe platformave të tjera sociale janë shqetësuese, pasi ato lidhen me rritjen e ankthit dhe depresionit ndër të rinjtë. Ajo theksoi se shumë adoleshentë kalojnë deri në 8 ose 10 orë çdo ditë duke përdorur celularët e tyre, një praktikë që kontribuon në rritjen e niveleve të vetmisë dhe pasigurisë.

Psikologia nënvizoi se problemi është në menaxhimin e këtyre platformave dhe në mënyrën se si ato ndikojnë në sjelljen dhe shëndetin mendor të përdoruesve.

 

Po ndodh...