Ndryshime në aplikimin për vizë amerikane/ Ja çfarë duhet të dini para se të dorëzoni kërkesën

25 Qershor 2025, 14:12 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Ndryshime në aplikimin për vizë amerikane/ Ja çfarë

Një ndryshim i rëndësishëm ka hyrë në fuqi për të gjithë aplikantët e vizave amerikane të kategorive F, M dhe J. Autoritetet amerikane kërkojnë tashmë që aplikantët të kenë llogaritë e tyre të rrjeteve sociale të vendosura në mënyrë publike, për qëllime verifikimi të identitetit dhe vlerësimit të qëllimeve të udhëtimit.

Fshehja apo mosdeklarimi i informacionit të rrjeteve sociale mund të sjellë pasoja serioze, përfshirë refuzimin e vizës dhe ndalimin nga aplikimet e ardhshme.

Rekomandohet që të gjitha informacionet online të jenë të përputhshme me të dhënat në aplikacion dhe që profili publik të reflektojë qëllimet e deklaruara për udhëtimin në SHBA.

Po ndodh...

ide