Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për institucionet financiare, nuk gjen shkelje të ligjit të konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur hetimin e thelluar në tregun e subjekteve financiare jo banka (SFJB), pa evidentuar shklje të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.
Hetimi i këtij institucioni kishte sidomos në vëmendje analizimin e sjelljes së disa prej institucioneve financiare jo banka, që, sipas Autoritetit të Konkurrencës, kanë pjesë të lartë tregu përkatësisht në tregjet e kredisë, mikrokredisë, faktoringut, të parasë elektronike, shërbimeve të pagesave transfertave të parave. Objekt i hetimit ishte kryesisht sjellja e ndërmarrjeve Fondi Besa, IuteCredit Albania, Raiffeisen Leasing, Mogo Albania, Tirana Factoring&Lease dhe Union Financiar Tiranë.
Në përfundim të hetimit, Komisioni i Konkurrencës ka arritur në përfundimin se në secilin prej tregjeve të mësipërme ekziston fuqi dominuese e një firme, por në asnjë rast nuk është provuar abuzimi me fuqinë dominuese në treg.
Në kuptimin e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, abuzim me pozitën dominuese mund të jetë veçanërisht vendosja, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, e çmimeve të padrejta të
blerjes ose shitjes apo e kushteve të tjera të padrejta të tregtimit; kufizimi i prodhimit, tregjeve ose zhvillimit teknik; zbatimi i kushteve të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta me palët, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence; vendosja e kushteve për lidhjen e kontratave me palët e tjera, që këto të fundit të pranojnë detyrime shtesë, të cilat, për vetë natyrën e tyre ose sipas praktikave tregtare, nuk kanë lidhje me objektin e kontratave në fjalë.
Nga hetimi i thelluar, nuk ka rezultuar që asnjë nga ndërmarrjet të ketë manifestuar sjelljet e përmendura më sipër.
Megjithatë, të gjitha firmat objekt hetimi e kanë kundërshtuar konkluzionin e Autoritetit të Konkurrencës për ekzistencën e pozitës së tyre dominuese në tregjet përkatëse.
Sipas firmave, analiza e secilit prej tregjeve të mësipërme nuk mund të bëhet vetëm për pjesën që zotërojnë SFJB-të, por tregu duhet trajtuar si i tërë, duke përfshirë edhe subjektet e tjera që ofrojnë të njëjtat produkte apo shërbime.
Pothuajse të gjitha produktet dhe shërbimet që ofrohen nga SFJB-të, në fakt, ofrohen edhe nga subjekte të tjera, kryesisht banka, por edhe kompanitë e shërbimeve utilitare, në rastin e pagesave. Kompanitë gjykojnë se konstatimi i fuqisë dominuese nuk është korrekt, sepse është bërë i kufizuar mbi llojin e licencës (vetëm për pjesën që ofrohet nga SFJB-të) dhe jo mbi një vlerësim të plotë të tregut të produktit.
Në mbyllje të hetimit, Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë të hartojë raporte të veçanta mbikëqyrjeje për SFJB-të, duke përcaktuar pjesët respektive të tregut dhe duke i publikuar ato.
Autoriteti i Konkurrencës rekomandon gjithashtu që BSH të hartojë një rregullore të veçantë “për përcaktimin dhe miratimin e rregullave për kredinë konsumatore, mikrokredinë, faktoringun, qiranë financiare, për mirëfunksionimin e tregut ku veprojnë SFJB-të”.
Megjithëse rekomandimi ka një natyrë të përgjithshme, Autoriteti i Konkurrencës duket se insiston lidhur me atë aplikimin e një rregullimi në nivel të segmentit të tregut të SFJB-ve dhe jo në nivel të produkteve, siç ndodh aktualisht.
Gjithashtu, Bankës së Shqipërisë i kërkohet të bashkëpunojë me Autoritetin e Konkurrencës, në rastet kur konstatohen shenja të kufizimit të konkurrencës. /monitor
-
Mina me sahat e energjisë!
29 Gusht, 07:42 -
Gjellët verore në tigan: të shpejta dhe të lëpish gishtat
29 Gusht, 07:19
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


