Gjellët verore në tigan: të shpejta dhe të lëpish gishtat
Kombinimi i pulës me perimet është shumë i shëndetshëm. Ka disa pjata të cilat mund të realizohen shpejt dhe pa qënë nevoja të përdoret furra. Receta e sotme është një recetë e lehtë verore që mund të shërbejë si një pjatë kryesore ose shoqëruese për patatet e furrës dhe pilafin. Ajo gatuhet në tigan vetëm për 25 minuta.
Fileto pule me speca
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e gatimit: 25 minuta
Vështirësia e ulët
Për 4 persona
Përbërësit
250 gr gjoks pule i filetuar, 2 qepë të kuqe mesatare, 3 speca me ngjyra të ndryshme, 2-3 thelpinj hudhër, 3 domate mesatare të pjekura mirë, 2 lugë gjelle vaj ulliri, ½ gotë uji me verë, 1 lugë gjelle rigon, kripë dhe piper i zi sipas dëshirës.
Përgatitja
1. Gjoksin e pulës ndajeni në 4 racione të plota. Qëroni dhe prisni qepët në formë rrethore.
2. Lani dhe prisni specat në rrathë, kurse hudhrat pasi t’i keni pastruar ndajini në mes.
3. Në një tigan hidhni 2 lugë vaj ulliri. Shtoni qepën, specat, hudhrat dhe kaurdisini derisa të zbuten.
4. Shtoni në tigan 4 copat e gjoksit të pulës. Shuajini me masën e verës së bardhë.
5. Sapo të avullojë vera shtoni domatet e pastruara nga lëkura dhe të prera në kubikë. Shtoni ½ filxhan çaji ujë dhe lërini të marrin valë për 20 minuta në temperaturë të ulët.
6. Në fund të gatimit shtoni rigonin, kripën dhe piperin.
Këshilla e shefit
➢ Për një shije të freskët për këtë pjatë duhet të përdorni domate të pjekura dhe jo domate konservë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

