
Belinda Balluku tregon pse Shqipëria doli nga lista gri e pastrimit të parave

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka komentuar progres raportin të Komisionit Europian të vitit 2023 për Shqipërinë.
E ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ajo theksoi se falë Agjencisë së Inteligjencës Financiare, reformës së fiskalizimit, transparencës në sistemin bankar, Shqipëria ia doli që të dilte nga lista gri e pastrimit të parave.
“Çka ne arritëm këtë herë me Agjencinë e Inteligjencës Financiare, sepse ka ndryshuar emër tashmë. Tashmë është një agjenci e mirëfilltë europiane e Inteligjencës Financiare. Falë kësaj agjencie, që tashmë operon në një situatë tjetër, falë të gjitha masave që kemi ndërmarrë dhe duke ndryshuar dhe për afruar kuadrin ligjor me BE, falë reformës së fiskalizimin, falë transparencës së sistemit bankar, të gjitha këto qenë kriteret që Shqipëria doli nga lista gri e pastrimit të parave”-tha Balluku.

PD përballë vetes, një reflektim për të parë nga e ardhmja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128