Bordi publikon çmimet e reja: Rritet me 5 lekë nafta, me 3 lekë benzina

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 23 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, nga 182 lekë nga mbledhja e fundit, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, nga 182 lekë/ litri nga mbledhja e fundit, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 93 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 23 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
