Dhuna në rrjete sociale/ Rritet numri i abuzimeve nga adoleshentët në platformat “online”

26 Mars 2024, 18:14 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Dhuna në rrjete sociale/ Rritet numri i abuzimeve nga adoleshentët
Rrjetet sociale në Shqipëri janë kthyer tashme në një nga arsyet kryesore të dhunës verbale dhe fizike kryesisht mes adoleshenteve. Dhuna verbale e nisur në rrjet, shpesh herë përfundon në përplasje fizike edhe me pasoje vdekjen.

Rasti me i fundit është ai i ditës se hënë në një piceri të qytetit të Beratit ku tre 16 vjeçare, pas një sherri në rrjetet sociale, dhunuan me sende të forta një 17 vjeçar, ky i fundit përfundoi në spital me plagë të shumta.

Shifrat dhe raportet në vendin tonë flasin për rritje të rasteve kohët e fundit. Sipas raportit të përvitshëm Kombëtar për Sigurinë Kibernetike të Fëmijëve, i Linjës Kombëtare për Internet të Sigurt për Fëmijët në Shqipëri, “iSIGURT.al”, në krahasim me vitin e kaluar vihet re një rritje me 160% e incidenteve të raportuara online.

Grupmosha e raportuesve udhëhiqet nga adoleshentët 15 deri ne18 vjeç, të ndjekur nga grupmosha 18-30 vjeç dhe 11-14 vjeç.

Platforma më e rrezikshme rezulton “TikTok” me 47% të rasteve të konstatuara. Pas tij renditet Instagram me 27%.  Sipas rasteve të denoncuara rezulton se ne 35% të tyre janë për Bullizmim online, pasuar nga gjuha e urrejtjes dhe shantazhet e kërcënimet.

Sipas të dhënave nga urdhri i punonjësit social, Shqipëria rezulton të jetë vendi i parë në rajon për përdorimin e gjuhës se urrejtjes online. Debati për përdorimin e rrjeteve ksociale është tashmë global. Vetëm pak orë më parë senatori i Floridës Ron de santis, firmosi një ligj për kufizimin e aksesit të fëmijëve në mediat sociale.

De Santis tha se qeveria e tij po mundohet të ndihmojë prindërit me fëmijët e tyre në këtë terren të vështirë e të rrezikshëm.