Familjet rritën me 9,4% konsumin e energjisë

4 Mars 2025, 11:04 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Familjet rritën me 9,4% konsumin e energjisë

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë në vitin 2024 u rrit me 9,4 %, duke arritur vlerën 3.409 GWh në vitin 2024 nga 3.117 GWh që ishte në vitin 2023.

Sipas bilancit të energjisë elektrike për vitin 2024, publikuar nga INSTAT-i, edhe konsumatorët jofamiljarë rritën përdorimin e energjisë me 1,4 % duke arritur vlerën 3.147 GWh në vitin 2024, nga 3.104 GWh që ishte një vit më parë.

Në total, energjia e përdorur nga konsumatorët, në vitin 2024, arriti vlerën 6.556 GWh nga 6.221 GWh që ishte në vitin 2023.

Prodhimi vendas i energjisë elektrike, në vitin 2024, arriti vlerën 7.837 GWh nga 8.796 GWh energji të prodhuar në vitin 2023, duke shënuar një rënie të prodhimit me 10,9 %.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128