“Gripi më i rrezikshëm i këtij shekulli në Shqipëri"/ Ish-ministri: Duhet të merren masa në kopshte dhe spitale!

Ish-ministri dhe politikani Edmond Panariti ka deklaruar se viroza që po qarkullon në vend ditët e fundit, është gripi më i rrezikshmi i këtij shekulli.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Panariti shprehet se ky grip është një mutacion super agresiv i virusit të gripit H3N2.
Sipas tij, ky virus ultra agresiv, prek më fort të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe ata me sëmundje kronike, si dhe të gjithë ata që trajtohen me kimioterapi dhe rreze.
Panariti kritikon shëndetësinë, e cila nuk po merr asnjë masë në shkolla, kopshte dhe spitale.
Ky nuk është grip i zakonshëm por më i rrezikshmi i këtij shekulli!
“Mos e quani thjesht grip stinor. Ky është deritani gripi më i rrezikshëm i shekullit.
Është mutacion super agresiv i virusit të gripit H3N2,(nëntipi K).
E gjitha kjo sipas Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve në Amerikë por edhe të OBSH-se.
Ky virus ultra agresiv, prek më fort të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe ata me sëmundje kronike, si dhe të gjithë ata që trajtohen me kimioterapi dhe rreze!
Heshtje nga Shëndetësia!
Asnjë masë, për shkollat, kopshtet, spitalet.
Asnjë udhëzim, por të gjithë në mëshirë të fatit.
Ndërkaq situata po përshkallëzohet dhe përkeqësohet!
Po ndodh...
ide
Një ftesë për bashkim me dhunë ndaj Lapajt
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
