“Irena me 5 mbiemra shoqe shpirti me Lindën e Surrelit”/ Berisha lumë denoncimesh jashtë SPAK: Ka hyrë dhe ka dalë në zyrën mafioze të Agasit

2 Shkurt 2026, 10:35 / POLITIKË ALFA PRESS

“Irena me 5 mbiemra shoqe shpirti me Lindën e Surrelit”/

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, pasi daljes nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë komentoi vendimin e KLGJ, që nuk pranoi të shqyrtonte çështjen e Irena Gjokës.

KLGJ me votat e Yllka Rupës, Ridvan Hados, Markelian Koça, Emona Muçi, Klodian Kurushi dhe kreut të tij Ilir Rusi me 6 vota vendosën mos pranimin e nisjes së procedurave për verifikimin dhe shpalljen e papajtueshmërisë së mandatit me famozen Irena Gjoka.

Këta janë me kriminelë se vetë Irena, këta janë turpi i zyrtarit. Janë skllevër të këtij regjimi dhe të Edi Ramës.

Sa për dijeni Irena me 5 mbiemra është një shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit, përvecse këshilltare e Ergys Agasit. Besoj i keni parë videot në dosjet e Ergys Agasit, sesi serbezja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit”, tha Berisha.

 

Po ndodh...

ide