"Familja shqiptare po përmbyt Spanjën me drogë"/ Mediat spanjolle publikojnë emrat: Si klani Vokri korruptonte policët

Një hetim i Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare spanjolle ka zbërthyer strukturën e fuqishme të "Klanit Vokkri", një organizatë me bazë familjare që dominonte trafikun e drogës në Ibiza, Barcelonë dhe Valencia.
Sipas medias spanjolle ABC, tregu i drogës po dominon nga mafia marokene dhe asaj turke.
Në qendër të këtij aktiviteti kriminal qëndron familja Vokkri, e cilësuar si një organizatë ndërkombëtare familjare.
Vokkrit akuzohen për importimin e sasive masive të kokainës, kanabisit dhe armëve në Spanjë, duke shfrytëzuar rrjetin e tyre shqiptar.
ABC, shkruan se ky klan dyshohet se drejtohej nga Emanuele Vokkri, Donald Vokkri, Robert Muka dhe Mario Vreta, ndërsa anëtarët e mbetur ishin rumunë dhe shqiptarë me lidhje të forta me këtë familje.
Operacionet e organizatës kriminale mbështeteshin te Stefan Milojevic Bjekovic, djali i një ish-futbollisti të Mallorca CF, udhëheqës i bandës neonaziste të motorçiklistëve United Tribuns në Spanjë dhe një luftëtar i MMA-së, i cili tashmë është arrestuar.
Si pasojë e këtij operacioni, në pranga ranë 76 persona të dyshuar në pëfshirje të aktivitietit kriminal, u sekuestuan 687 kg kokainë dhe 2,500 kg hashash.
Po ndodh...
ide
Një ftesë për bashkim me dhunë ndaj Lapajt
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

